E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Shqipëri shkojnë drejt ngërçitNga Kerin Hope, “Financial Times”Zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri duket se janë drejt një situate të ndërlikuar, pasi të dyja, edhe qeveria e qendrës së djathtë, edhe socialistët, nuk janë në gjendje të

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Zgjedhjet në Shqipëri shkojnë drejt ngërçitNga Kerin Hope, “Financial Times”

Zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri duket se janë drejt një situate të ndërlikuar, pasi të dyja, edhe qeveria e qendrës së djathtë, edhe socialistët, nuk janë në gjendje të fitojnë mazhorancën në parlamentin me 140 vende.

Një proces shumë i gjatë numërimi pas votimit të së dielës ka hyrë në ditën e katërt të mërkurën mes tensioneve të larta mbi mundësitë e minutës së fundit për manipulim.

Me më shumë se 98% të votave të numëruara, demokratët kanë siguruar 68 vende dhe socialistët kanë 65 vende, sipas një sistemi të ri proporcional rajonal, që përdoret për herë të parë.

Tri vende deputetësh mund të ndryshojnë, pasi të numërohen 100 kutitë e fundit, sugjerojnë analistët.

“Ose përndryshe, ne po shohim një ndarje 70-70 të vendeve në parlament, duke marrë parasysh aleancat e mundshme”, - tha Bledar Meniku i ECA, një sistem i pavarur monitorimi i zgjedhjeve, mbështetur nga SHBA.

Një rezultat i tillë do të sillte të tjera zgjedhje të përgjithshme që do të mbaheshin më vonë këtë vit e do të shtynin disa nga vendimet për politikat kryesore.

Shqipëria pritej të ndiqte shembullin e Serbisë dhe Rumanisë pas zgjedhjeve duke kërkuar një kredi në terma të butë prej Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Partia Demokratike, e cila kishte një avantazh të lehtë që nga e diela, mbështetet nga Partia Republikane me një deputet e një parti e vogël që përfaqëson minoritetin çam, gjithashtu me një deputet.

Socialistët mund të bëhen me Lëvizjen Socialiste për Integrim, të kryesuar nga ish-kryeministri socialist, që ka fituar katër vende në parlament, dhe Partia e të Drejtave të Njeriut, që përfaqëson minoritetin grek në Shqipëri, një vend në parlament.

Pas një numërimi, kryesisht pa incidente në 66 qendra elektorale, akuzat për manipulime të kutive të votimit filluan të fluturojnë në ajër të martën në darkë.

Socialistët refuzuan të pranojnë rezultatet në rajonin e veriut të Shkodrës, një bastion i demokratëve, pasi një kuti votimi u gjet me 400 vota për kandidatin demokrat e me asnjë votë për partitë e tjera.

Kutitë e mbetura të qytetit Laç në qendër të vendit u sollën në Tiranë për t’u numëruar, pasi plasi një sherr mes zyrtarëve socialistë dhe demokratë.

Numërimi i votave që tani ka marrë 36 orë më shumë sesa parashikimi, për shkak të sistemit të ri që parashikon skanimin e çdo vote dhe paraqitjen e saj në një ekran ku do kontrollohet nga vëzhguesit dhe zyrtarët partiakë.

Sistemi është projektuar për të parandaluar manipulimin e votave, praktika të njohura dhe të zakonshme në zgjedhjet e mëparshme në Shqipëri. Vendi nuk ka mbajtur akoma zgjedhje që të plotësojnë standardet ndërkombëtare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›