Dështimi me zgjedhjet në Shqipëri mund të shtyjë anëtarësimin në BENga Besar Likmeta, “Christian Science Monitor”Në kafenenë ku George W. Bush, ngjitur me tavolinën ku ish-presidenti amerikan u ul për të diskutuar një program kredish të vogla, të fin
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Dështimi me zgjedhjet në Shqipëri mund të shtyjë anëtarësimin në BENga Besar Likmeta, “Christian Science Monitor”Në kafenenë ku George W. Bush, ngjitur me tavolinën ku ish-presidenti amerikan u ul për të diskutuar një program kredish të vogla, të financuar nga SHBA, me një furrxhi, një berber, një rrobaqepës dhe një bari, kur ai vizitoi Shqipërinë në qershor 2007, Ertion Muça e kishte të vështirë të bindte shokun e tij, pse ai votoi për opozitën.
Si kudo në Shqipëri, votuesit u ndanë mes Partisë Demokratike e kryeministrit në detyrë, Sali Berisha, dhe Partisë Socialiste të udhëhequr nga rivali i tij kryesor, kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama.
Tri ditë pasi mbaruan votimet parlamentare të së dielës - të para si test i rëndësishëm për besueshmërinë e demokracisë së vendit, ndërsa Shqipëria, anëtare e re e NATO-s, ka aplikuar për anëtarësim në BE - rezultatet thuajse të përfunduara treguan se demokratët udhëhiqnin me vetëm një për qind.
Të mërkurën demokratët pretenduan për fitore, por ishte e paqartë, nëse Berisha kishte siguruar vendet e mjaftueshme në Kuvend, të nevojshme për të qeverisur vetëm. Zyrtari i lartë socialist, Ditmir Bushati, akuzoi demokratët për përgatitjen e “një plani ogurzi për të grabitur fitoren tonë”, duke shtuar se “fatkeqësisht këto zgjedhje nuk i përmbushën standardet. Rezultati është deformuar në mënyrë të dukshme”.
Vëzhguesit ndërkombëtarë e pranuan se votimet nuk i përmbushën standardet. Por në një deklaratë të përbashkët të lëshuar të hënën, monitoruesit e huaj konkluduan se zgjedhjet shqiptare treguan “përmirësime të dukshme” në raport me zgjedhjet e shkuara të dalluara për vjedhje dhe dhunë. Progresi i përgjithshëm, përfshi mungesën e dhunës të dielën, do të vlerësohet në lidhje me mangësitë më të fundit (në procesin e numërimit), ndërsa Evropa do të shqyrtojë kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në BE.
“Vendi është maturuar, ka bërë progres, dhe disa nga dyshimet që kishim pak muaj më parë nuk janë materializuar”, - thotë Wolfgang Grossruck, zv/president i Asamblesë Parlamentare të OSCE. “Unë jam i lumtur për progresin që pamë, por ka edhe një numër të konsiderueshëm çështjesh që duhet të trajtohen, sidomos klima politike e polarizuar.”
“Sot s’ka të humbur”
Qeveria e udhëhequr nga demokratët, e cila kishte përgjegjësinë e organizmit të zgjedhjeve, ishte më pozitive në deklarime.
“Sot s’ka të humbur”, - komentoi zoti Berisha pas mbylljes së votimeve. “Zgjedhjet ishin fitore e popullit shqiptar në rrugën e tyre drejt BE”.
Megjithatë, jo të gjithë mendojnë kështu.
“Duke mos bërë progres më të madh, Shqipëria ka humbur një rast të artë për të mos e vënë në dyshim statusin e vendit kandidat (për në BE)”, - thotë Gabriel Partos, analist për Evropën Lindore i “Economist Intelligence Unit”. “Nëse problemet ekonomike të Evropës nxitën frenimin për zgjerim, mangësitë e zgjedhjeve shqiptare do të jenë një pengesë shtesë për shpresën evropiane të Shqipërisë për një apo dy vjet.”
Besueshmëria e SHBA në rrezik?
SHBA investoi shumë diplomatikisht për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO në prill dhe, nëse vjedhja shfaqet sërish në procesin e zgjedhjeve, Uashingtoni do të ndihet shumë keq. Në ditët në vijim pritet të shfaqen detaje më të shumta në lidhje me dyshimet për parregullsi.
Megjithatë, disa analistë mendojnë se, pavarësisht mangësive të Shqipërisë, vendimi për ta anëtarësuar në NATO ishte i drejtë.
“Fakti që zgjedhjet nuk ishin perfekte, nuk i minon arsyet e forta për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO”, - thotë Gabriel Partos. “Sido që të jetë, vetë NATO nuk është organizatë shenjtorësh demokratikë, por si shumë organizata të tjera shumë-nacionale, si BE, ajo ndihmon për “ngritjen” e standardeve demokratike mes anëtarëve të rinj të saj, kështu që ato mund të arrijnë demokracitë e konsoliduara.