Numërohen rreth 60% e votave, udhëheq koalicioni i majtëNga TemaNjë ditë pasi shqiptarët kanë votuar, rezultatet, ndryshe nga sa kishin treguar exit poll-et, tregojnë se e majta është në avantazh me dy deputetë, duke pasur mundësinë të krijojë qeveri
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Numërohen rreth 60% e votave, udhëheq koalicioni i majtëNga TemaNjë ditë pasi shqiptarët kanë votuar, rezultatet, ndryshe nga sa kishin treguar exit poll-et, tregojnë se e majta është në avantazh me dy deputetë, duke pasur mundësinë të krijojë qeverinë.
Organizata joqeveritare ECA tregon përmes këtyre grafikëve të orëve të fundit se gara është shumë e ngushtë në qarqet e vendit e do të duhet të pritet rezultati përfundimtar për të parë fituesin.
Por duhet theksuar se një rezultat i tillë ka demoralizuar mazhorancën, e cila të dielën në mbrëmje festonte rezultatin në rrugët e shumë qyteteve të vendit. Kjo për shkak të exit polle-ve, që treguan se, ose nuk janë aspak profesionale, por mashtrime, ose se shqiptarët që janë në opozitë druhen të tregojnë votën e tyre, çka është më e rëndë, se tregon në çfarë klime terrori është votuar.
Mazhoranca aktuale ka ecur përpara në qarqet e veriut që duhet thënë se e kanë ndihmuar shumë me diferencat që kanë theksuar. Por në qarqet e jugut e të Shqipërisë së mesme e majta është në avantazh.
Megjithatë, bie në sy se LSI nuk është paraqitur aq mirë sa pritej duke marrë vetëm 3 deputetë, kur janë numëruar rreth 60% e votave.