E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet ne Trebinje PD-LSI ne avantazh

Ne nje avantazh te lehte ndodhet kandidati i maxhorances ne komunen Trebinje te Pogradecit. Kandidati i perbashket mes PD-se e LSI-se ne kete komune Feim Jashallari shenonte nje avantazh prej mese 60 votash kur ishin numeruar rreth gjysma e kutive. Per here te pare pas zgjedhjeve te 28 qershorit te vitit te kaluar Partia Socialiste garoi ne nje proces zgjedhjesh me kandidatin Behar Kastrioti. Rreth mesnates kur ishin numeruar 4 kuti nga 9 gjithsej qe ka komuna kandidati i koalicionit ndodhej ne avantazh. Kjo komune konsiderohet si nje bastion i majte ne Moker te Pogradecit. Ne komunen Trebinje te qarkut te Korces u zhvilluan sot zgjedhjet vendore per kryetarin e ri te komunes. Procesi i votimit nisi ne oren 7 te mengjesit e u permbyll pa incidente ne oren 1900 dhe nga 2 500 votues ne total qe ka komuna moren pjese rreth 51 per qind e votuesve ose aferisht 1 400 persona. Mesohet se ne fshatin Kalivac kryesonte kandidati i djathte e po ashtu ne fshatin Dunice. Kandidati i majte fitoi ne fshatin e tij te lindjes ezem me nje diference prej 30 votash. Procesin e votimit e ndoqen nga afer edhe strukturat e partive kryesore. Keshtu u vu re prania e deputeteve te PS-se te Qarkut te Korces si Arben Ahmetaj Mimi Kodheli Olta Xhacka si dhe deputeti tjeter Taulant Balla. Njekohesisht ndodhej edhe deputeti i zones nga Partia Demoktratike Fatbardh Kadilli. I kontaktuar nga gazeta Panorama deputeti i PS-se Arben Ahmetaj u shpreh se procesi i numerimit po shkon normalisht dhe se kandidatet jane me diference te vogel votash. Nga ana tjeter deputeti i PD-se Fatbardh Kadilli vuri ne dukje se kandidati i koalicionit mes PD-se e LSI-se pret te shpalle fitoren pasi ndodhet ne avantazh. Sipas tij qytetaret e Trebinjes i besuan koalicionit qeveritar ne keto zgjedhje per shkak te qeverisjes se Partise Demokratike si dhe te kandidatit te zgjedhur nga koalicioni i cili i perket Levizjes Socialiste per Integrim. Me tej Kadilli tha se pavaresisht fushates ne dukje indiferente te PS-se diten e votimit u pane ne komune disa deputete te PS-se. Zgjedhjet ne Trebinje vijne pas arrestimit te kreut te meparshem te komunes Gjergji Buzo i cili u akuzua se shperdoroi detyren duke perfituar shuma te medha parash.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›