Dasma cifti Rama shkemben unazat mes 1 mije te ftuarve
Ashtu sic ishte lajmeruar ceremonia kishte numrin rekord te te ftuarve dhe pjesemarresve rreth 1 mije vete personalitetet kryesore nga te gjitha fushat e jetes. Per shkak te vonesave ne mberritjen e te ftuarve ceremonia e shkembimit te unazave dhe prerjes se tortes nisi rreth dy ore me vonese. Ne oren 1745 mberriti cifti Rama-Basha te cilet pasi takuan te ftuarit qe ndodheshin jashte salles u drejtuan menjehere ne brendesi te saj per shkak te voneses prane altarit ku do te kryhej dhe ceremonia. Zonja Basha kishte veshur nje fustan te thjeshte ne ngjyre te argjendte jo nga ato fustane klasike nusesh ndersa Rama me veshjen klasike te dhendrit kostum blu me kravate blu me pika vishnje. Kreu socialist kishte ftuar ne dasmen e tij te gjithe deputetet e grupit parlamentar socialist bashke me bashkeshortet e tyre. Por Rama nuk kishte harruar te ftonte dhe Petro Kocin ndersa ra ne sy mungesa e Ben Blushit ne ceremonine e zhurmshme. Ishin te pranishem dje dhe profesori i socialisteve Servet Pellumbi me bashkeshorten dhe mbesen e tij por dhe kryetare bashkish te PS-se dhe kreret e degeve socialiste ne rrethe. I pari qe i preu rrugen Rames para nisjes se ceremonise ishte Pandeli Majko i cili perqafoi kryetarin e tij dhe Linden ndersa Rama gjeti momentin ti jepte pergjigje shqetesimit te hershem te tij per tu martuar. U dorezova dhe une Pandi po martohem mesohet ti jete drejtuar dhendri Majkos. Mes te qeshurave Rama ka zene vend aty ku e prisnin per te nisur ceremonine. Ceremonine e shkembimit te unazave dhe kurorezimit te marteses e nisi Olsi Rama vellai i kryebashkiakut i ardhur posacerisht nga Kanadaja per kete ceremoni. Ai ka pershendetur te gjithe te pranishmit dhe i ka uruar te vellait jete te lumtur. Me pas nje mikeshe e vjeter e familjes Rama Liri Begeja regjisore ishte kumbara qe martoi ciftin dhe u vendosi atyre unazat. Zonja Begeja beri qe te ftuarit te emocionoheshin me fjalet e saj. Ajo ka treguar se eshte mike e vjeter e familjes Rama dhe pas ndarjes nga jeta te Kristaqit babait te Rames ishte Edi qe e kishte mbushur per te kete boshllek. Do ta vrisja Edin nese nuk do te ma jepte mua nderin e vendosjes se unazave dhe lidhjes se marteses se tij mesohet te kete thene zonja Begeja ne momentin kulmor te ceremonise. Pas vendosjes se unazave cifti te cilet ne krah kishin dy femijet e tyre Rean dhe Grigorin u mjaftuan me nje perqafim dhe kane shmangur puthjen e zakonshme te ceremonise. Por ne kete ceremoni foli dhe Elain Papulias drejtoreshe prane Universitetit te Harvardit e cila ka vleresuar kete moment ne jeten e dy njerezve. Pas ketij momenti cifti preu dhe torten e dasmes. Nga torta gjigante te cilen e mbanin gjashte kameriere nje pjese iu servir nga Rama bashkeshortes se re ndersa nje pjese tjeter e tortes i eshte dhene ciftit presidencial kreut te shtetit Topi dhe bashkeshortes se tij Teuta. Me pas cifti ka kaluar ne te gjitha tryezat dhe ka marre urimet nga te ftuarit e shumte ndersa mbremja kishte rene tashme dhe nga kodra ku ndodhet Xibraku dritat e Tiranes dukeshin si fishekzjarre. Meta i dergon buqete me lule Rames
Zv.kryeministri dhe ministri i Ekonomise aleati i dikurshem i Rames Ilir Meta i dergoi nje buqete te madhe me lule ciftit te sapolidhur me martese. Edhe pse Rama nuk i kishte cuar ftese Metes per dasmen e tij kreu i LSI-se nuk kishte si e linte pa e uruar kryesocialistin ne kete dite feste per te duke e lene politiken per te henen qe te hyje ne rrjedhen e saj te zakonshme. Torte per ciftin presidencial
ifti presidencial Bamir dhe Teuta Topi te ftuar nga kryebashkiaku ne dasmen e tij ishin te vetmit qe moren nje fete torte pas asaj te ciftit te sapomartuar. Pas prerjes se tortes nga cifti Rama te sapomartuarit i kane servirur Presidentit dhe bashkeshortes se tij embelsiren e dasmes se tyre duke surprizuar te pranishmit me kete veprim origjinal te tyre. Pas ketij veprimi nuk kane munguar dhe duartrokitjet e te pranishmeve. TRAFIKU
Organizatoret e dasmes se vitit kishin marre masa te rrepta sigurie per mbarevajtjen e saj. Ne te gjithe perimetrin e lokalit Xibraku shihje njerez civile qe nuk lejonin asnje kureshtar te hynte ne ambientet e tij. Madje aq seriozisht ishte marre ceshtja e sigurise saqe ne hyrje te kompleksit te ftuarit duhet tu tregonin ftesen dy personave te veshur civile te cilet me pas e kontrollonin listen e te ftuarve permes laptop-it dhe shenonin se i ftuari mberriti ne dasme. Kjo beri qe dhe mediat te mbahen larg ceremonise pervec nje kamere personale. Gjithashtu kaos u krijua dhe ne trafik viktime e te cilit ishte dhe Presidenti Topi qe u detyrua te priste ne trafik si rrallehere rreth 20 minua.
Aristir Lumezi