Meta Punesimi prioritet i LSI
Zv.kryeministri dhe ministri i Ekonomise Ilir Meta zhvilloi dje nje vizite ne qytetin e Lezhes ku ne nje takim me banoret e qytetit ai deklaroi se punesimi do te jete prioritet i forces politike qe drejton. Lideri i LSI-se duke siguruar te pranishmit theksoi se do te jete nje lokomotive per aspiratat e tyre. Ne do te jemi nje lokomotive ne kete aspirate te shqiptareve per te permiresuar standardet ekonomike dhe shoqerore. Jam dakord me shume shqetesime te ngritura ketu edhe nga baza por dua tju siguroj se edhe ne detyrat qeveritare qe do te thote edhe si minister i Ekonomise une do te bej gjithcka ne menyre qe resurset qe ofron Lezha te funksionojne me kapacitete te plota tha Meta. Me tej ai u shpreh se politika jone nuk eshte ajo e largimit te shqiptareve por e angazhimit te tyre per te ndertuar Shqiperine europiane e cila nuk mund te ndertohet as brenda nje dite dhe as brenda nje viti por mund te ndertohet cdo dite me angazhimin tuaj dhe te gjithe shqiptareve te pergjegjshem dhe atdhetare. Deklarata e Metes u be ne nje takim me strukturat e LSI-se se Lezhes ne Pallatin e Kultures. Ky takim u be me rastin e 6-vjetorit te krijimit te deges se LSI-se ne qytetin e Lezhes. Kryetari i LSI-se gjate fjales se tij u ndal ne objektivat kryesore te punes se Qeverise pas suksesit te liberalizimit te vizave me BE-ne. Duke u ndalur ne procesin e liberalizimit te vizave Meta theksoi se kjo eshte nje ngjarje e madhe historike e cila ka nje kontribut te fuqishem dhe konkret nga ana e Levizjes Socialiste per Integrim. Njekohesisht Meta inauguroi rrugen e re te lagjes Skenderbej me nje investim prej 33 milione lekesh. Ky investim i perbashket i Bashkise se Lezhes dhe i Qeverise eshte ne vazhden e shume investimeve te tjera ne infrastrukturen e ketij qyteti. Zv.kryeministri inauguroi se bashku me kryetarin e Bashkise se Lezhes Viktor Tusha perfundimin e punimeve te kesaj rruge.