E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet ne Tunizi


Qendrat e votimit janë hapur në Tunizi për zgjedhjet e para të lira 9 muaj nga rrëzimi i presidentit Zinedin Al Abidin Ben Ali.

Votuesit do të zgjedhin asamblenë 217 vendëshe, e cila ka detyrën e hartimit të një kushtetute të re dhe caktimit të një qeverie tranzicioni.

Fituese e këtyre zgjedhjeve pritet të dalë partia islamike Ennahda, ndonëse nuk është e qartë sipas BBC-së nëse do të arrijë të sigurojë një mazhorancë të qartë.

Ben Ali u largua nga Tunizia në 14 janar pas rebelemit popullor që do të niste efektin domino edhe në vende të tjera të rajonit, i njohur tanimë si Pranvera Arabe. Fushata zgjedhore në Tunizi është shenjuar nga shqetësime mbi ndasitë mes islamikëve dhe laikëve, financimit të partive dhe apatisë së votuesve, por në kohën e mbylljes së saj këtë të premte, korrespondentët raportuan një shtim të optimizmit.

Këto zgjedhje konsiderohen të një rëndësie kyçe jo vetëm për Tunizinë, sepse nëse ato do të rrjedhin paqësisht e procesi do të jetë i ndershëm dhe transparent, atëherë mund të inkurajojnë akoma më tej lëvizjet demokratike në Siri, Jemen, Bahrein apo në vende të tjera. Fuqitë ndërkombëtare vëzhgojnë përbërjen politike, veçanërisht prezantimin e partive islamike.

Në bazë të një sistemi proporcional, partitë kanë përcaktuar kandidatët e tyre, gjysma e të cilëve do të jenë gra. Në kohën e Ben Alisë, partia  islamike e moderuar “Ennahda” apo “Rilindja”, që gëzon mbështetje të gjerë në populll, ishte shpallur e jashtëligjshme. Lideri i saj, Raced Ganushi u kthye nga mërgimi pas 20 vjetësh. Rivalja e saj më e afërt është Partia Progresive Demokratike, PDP, laike, ndër të paktat që u pranuan nga regjimi.

Themeluesi i saj është Naguib Kebi, ministër i Zhvillimit rajonal që prej janarit. Sipas misionit të vëzhguesve të Bashkimit Europian, fushata në përgjithësi ishte transparente.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Tragjedi në Moto GP, vdes Marco Simoncelli
Aksident i frikshëm për italianin
Anija e mbytur, ndërpriten kërkimet
Tërmet i fortë në Turqi, 50 të plagosur
Nis samiti i liderve europianë
Aleanca Kuqezi: Censusi dështoi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›