Aleanca e plehut dhe Gjeli ne maje

Editorialin më të fundit kreu opiztës Edi Rama ja ka kushtuar problematikës së plehrave ku si titull ka zgjedhur “Aleanca e Plehut dhe Gjeli majë plehut”.
“I quajti aleancë plehu të gjithë kundërshtarët e atij pleh-projekti, edhe Presidentin e Republikës, edhe shoqërinë civile, edhe median, opozitën po e po. Cili kryeministër në cilin vend normal, demokratik, në Europë a kudo qoftë, do guxonte t’i quante kundërshtarët Aleancë e Plehut? Askush, askund. Ndërkohë që Saliu s’e ka problem të flasë për kundërshtarët siç flasin të gjithë banditët në krye të vendeve pa zgjedhje të lira, pa drejtësi, pa garanci kushtetuese për askënd, pikërisht sepse votat i vjedh, gjyqet i komandon vetë, garancitë i shpërndan si shpërblime për të nënshtruarit e vet. Prandaj edhe ka për më tepër kurajën të gënjejë derrçe, përditë, duke folur për mrekullira ekonomike ndërkohë që popullit të vet i ka vajtur thika në rrashtë. Apo duke bërë së fundi ambientalistin e madh, në një vend të bekuar nga Zoti ku qeveria e tij s’po le vend pa shkatërruar”, kështu shkruan Edi Rama në fillim të editorialit.
Duke komentuar deklaratat e kryeministrit Berisha lideri opozitës shkruan:
“Jam ambientalist” thotë “po s’jam anti-globalist”, me demek s’është si të gjithë ata që i thonë mos, mos i’a bëj peshqesh Shqipërisë plehrat e botës sepse Shqipëria sot po mbytet nga plehrat e veta. S’është si Presidenti i Republikës, që i thotë refuzoj ta firmos atë ligj plehrash ku s’ka vend për nenin që lejon importimin e plehrave nga jashtë. S’është as si intelektualët, që i kanë kushtuar njëzet vjet jetë mbrojtjes së ambientit dhe luftojnë sot dëshpërimisht për ta mbrojtur trupin e Shqipërisë nga kafshimet mizore të qeverisë së tij. Në vend se të çojë në këmbë tërë vendin me alarmin për mbytjen nga plehrat gjatë gjithë vijës së Adriatikut, përgjatë shtretërve të lumenjve e nëpër tërë territoret e shkelura të vendit, shkruan Rama, Saliu preferon të sundojë mes plehrave duke sharë e gënjyer përditë. Për të mbajtur me pahir një pushtet të degjeneruar që e ka degraduar shtetin shqiptar e moralin publik në një gradë ku s’ka qenë kurrë. Copë-copë.
Edi Rama në editorial thekson se “Vendi ynë po e humbet me shpejtësi fuqinë më të madhe që i fali perëndia, bukurinë, dhe bashkë me të edhe pasuritë e çmuara të një natyre të rrallë që po barbarizohet dita – ditës.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Hapni rrugën! Po kalon Kryetarja e Kuvendit!
Para ca ditësh, midis orës 10:00 e 11:00 të paradites, po vija nga Tirana e Re në drejtim të bulevardit, dhe tek Libri Universitar doja të kthehesha djathtas e të merrja për nga Garda e Republikës. Por rrugën ma kish bllokuar një motoçikletë e policisë së qarkullimit rrugor, e vendosur për së gjeri, dhe një polic që urdhëronte të gjitha makinat të ecnin drejt ose majtas. Djathtas jo. Hapa dritaren e krahut të djathtë të makinës dhe kërkova pak konfidencë me policin: “Si është puna? Çfarë ka ndodhur?” Polici ma pranoi konfidencën, por më bëri një shenjë, me anën e së cilës donte të thosh: “S’kam ç’të bëj, nuk është në dorën time, prandaj ecni drejt”. “Aleanca e plehut” dhe gjeli majë plehut
“Pavarësisht se ç’thotë Aleanca e Plehut, ne do shkojmë përpara me projektin e sjelljes së plehrave nga jashtë”, tha Saliu. I quajti aleancë plehu të gjithë kundërshtarët e atij plehprojekti, edhe Presidentin e Republikës, edhe shoqërinë civile, edhe median, opozitën po e po...
Aleanca Kuqezi: Censusi dështoi
Aleanca Kuqezi deklaroi sot se censusi ishte vetëm një proces i kërkuar nga faktorë të caktuar ballkanikë për të sllavizuar një pjesë të Shqipërisë. Të jemi njerëz
Sokol Hazizaj - Në rekomandimet e OSBE-së për zgjedhjet vendore të 8 majit në vendin tonë të bie në sy që në afro pesëdhjetë për qind të tyre, fokusi i këshillimeve është në drejtim të përmirësimit të situatës politike. Një çështje editorialesh
Skender Minxhozi - Kësaj radhe Edi Rama mori një kritikë nga jashtë partisë së tij. Madje edhe jashtë kufijve shtetërorë.
Lajmet kryesore
Aleanca kundër importit të plehrave
Intelektualët: Jo nenit 49. Lubonja: Berisha si Enveri
Nis samiti i liderve europianë
Tragjedi në Moto GP, vdes Marco Simoncelli
Tërmet i fortë në Turqi, 50 të plagosur