E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Tuz, Nik Gjeloshi fiton një tjetër mandat si kryetar i komunës, Forumi Shqiptar merr 18 mandate

Nik Gjeloshi, kryetari aktual i komunës së Tuzit dhe i Alternativës Shqiptare, ka arritur një fitore të thellë në garën për kryebashkiak. Bazuar në rezultatet paraprake të zgjedhjeve lokale në Tuz, të cilat pritet të zyrtarizohen gjatë orëve në vijim, koalicioni i Forumit Shqiptar ka fituar 18 mandate, duke marrë 4282 vota, me një rezultat prej 51.83 për qind.

Ndërsa 12 mandate u fituan nga koalicioni ‘Rruga e Drejtë’, i përbërë nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), Partia Boshnjake (BS), Social Demokratët (SD) dhe Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve (DUA). Për ta kanë votuar 2755 qytetarë të Tuzit, 33.35 për qind.

Për Malin e Zi Demokratik votuan 417 qytetarë, që është 5.05 për qind, duke fituar një mandat. Partia Social Demokratike (SDP) fitoi edhe ajo një mandat. Partitë e tjera që morën pjesë në zgjedhje si Partia Popullore Socialiste, Koalicioni Shqiptar (PD, Forca), Partia për Drejtësi dhe Pajtim (PSP) nuk morën asnjë mandate. Vijesti

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›