E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Pas tërmeteve shkatërruese në Turqi, Erdogan: Nuk do ketë pallate të reja me më shumë se 4 kate!

Në nisje të mbledhjes të quajturi “Modeli Kombëtar i Mburojës së Rrezikut”, presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan tha se ndërtesat e reja nuk do të jenë më shumë se tre ose katër kate të larta. 

Sipas Erdogan, qëllimi i takimit ishte formimi i bazës intelektuale për modelin, ku shtoi se duke krijuar këtë qasje, të gjitha rreziqet duhet të merrn parasysh pas fatkeqësisë me të cilën po përballet vendi. 

Presidenti turk ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj në 11 provincat e goditura nga tërmetet, ndërsa rajoni vijon të përballet me pasgodtije me një magnitudë mbi 5 ballë të shkallës rihter në disa raste. 

Që prej tërmeteve të 6 shkurtit, sipas agjencisë turke të fatkeqësive natyrore, janë regjistruar afro 10 mijë pasgoditje. 

Numri i viktimave nga tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë më herët gjatë këtij muaji ka kaluar shifrën prej 50.000, mbi 44 mijë persona në Turqi, kurse në Sirinë fqinje, numri i viktimave deri më tani është rreth 6 mijë viktima. 

Pothuajse 530.000 persona janë evakuuar vetëm nga zonat e prekura nga tërmetet në Turqi, ndërsa 1.5 milion njerëz kanë mbetur të pastrehë, pasi mbi 160.000 ndërtesa me 520.000 apartamente janë shembur ose janë dëmtuar rëndë.  

Një pjesë e madhe e personave që humbën banesat e tyre po mirëpriten nëpër të gjitha provincat e vendit.

Ankaraja , kryeqytetin turk, ka pritur më së shumti banorë të pastrehë, me mbi 237 mijë persona. 

Në Antalya janë strehuar  me rreth 155 mijë; Izmir rreth 70 mijë, Mersin  62 mijë, Konya me 53 mijë persona dhe Elazig me rreth 50 mijë persona.

/ rtsh /

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›