E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet në komunën Shalë,votohet normalisht

SHKODER- Procesi i votimit në komunën Shalë të Shkodrës ka nisur normalisht në të gjitha qendrat e votimit, të cilat janë hapur në orën 7:00. Sot zhvillohet raundi i tretë e zgjedhjeve në këtë komunë të rrethit të Shkodrës, pas dështimit të dy raundeve të para. Në këtë komunë kandidojnë përballë njëri- tjetrit Dedë Tonaj nga koalicioni i djathtë, dhe Bal Vuksani nga koalicioni i majtë.

Dy ditë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akuzoi dy partitë e opozitës, PS e PBDNJ, se po pengojnë mbarëvajtjen e zgjedhjeve në komunën e Shalës, e fundit për të zgjedhur drejtuesit lokalë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Leonard Olli, në një konferencë për shtyp shprehu shqetësimin për përgatitjet e zgjedhjeve të kësaj të diele në komunën Shalë.

Edhe pse PD dhe LSI prezantuan kandidatët për anëtarë të komisioneve të qendrave të votimit, KZAZ-ja nuk ka kryer emërimet e tyre, ndërkohë që dy subjektet e tjera, PS dhe PBDNJ, nuk i kanë paraqitur fare ata, tha Olli. Sipas tij, kjo situatë është e papranueshme, pasi kjo komunë po mban peng shpalljen e rezultatit përfundimtar të 8 majit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›