Majko: Qeveria nën presion për regjistrimin e popullsisë

Megjithëse nuk thotë asgjë konkretisht se nga kush ka ardhur ky presion, Majko thekson se vendimi tashmë i marrë ishte i njëanshëm i qeverisë “Berisha”.
“Ky është një projekt, që nga pikëpamja ligjore tanimë është mbyllur. Do të thotë që është votuar, ka kaluar në Parlament dhe është firmosur nga Presidenti i Republikës. Ky nuk është projekti i Genc Pollos (ministri i Inovacionit i ngarkuar me regjistrimin), por është projekt i qeverisë së zotit (Sali) Berisha. Vetë mënyra se si kjo u komentua nga zoti Berisha, mendoj se bën edhe më të qartë se kemi të bëjmë me një akt unilateral (të njënashëm) nga qeverisja e ashtuquajtur “e djathtë” e drejtuar nga kryeministri aktual. Kjo histori nuk është thjesht histori regjistrimi, apo histori teknike. Ajo do të kërkonte një dialog më të gjerë midis klasës politike dhe pse jo me të gjithë shoqërinë shqiptare”, ka thënë Majko.
Sipas tij, “çështja e regjistrimit do të kërkonte respektimin e një modeli, të një standardi. Por, duket se në këtë rast, qeveria shqiptare ka qenë nën presion për këtë vendimmarrje që ka të bëjë me të ashtuquajturin ‘census’”.
“Unë shpresoj që vetëdija kombëtare e shqiptarëve dhe e shoqërisë shqiptare, në këto momente që po kalon vendi dhe në përgjithësi rajoni, të jetë e një natyre të tillë, që i gjithë ky proces të përmbyllet me sukses”, ka thënë ai për Radio Kosovën./Start/
2011-08-20 16:21