Policia rrugore, më pak pushime gjatë stinës së verës
Punonjësit e policisë rrugore nuk do të kenë mundësi të marrin të gjithë pushimet verore në periudhën korrik- gusht. Arsyen e shpegon shefi i qarkullimit rrugor në mikrofonin e "Ora News" Artan Osmani. Sipas kreut të rrugores së kryeqytetit për të përballuar fluksin e makinave dhe për të mos pasur aksidente policia rruigore ka marrë masa duke shtuar edhe numrin e punonjësve të saj. Gjithahshtu sipas Osmanti policët rrugorë kanë shkuar edhe në zonën e Kavajës për të ndihmuar kolegët e tyre si dhe në Durrës për të përballuar fluksin e makinave që i drejtohen plazhit.