Xhamia e re e Tiranës, muslimanët: Për Bajram hidhet themeli
Muslimanët janë gati të bashkëpunojnë me grupin e punës për të ndërtimin e xhamisë më të madhe në Tiranë. Përfaqësuesit e komunitetit musliman dëshirojnë që themelet për këtë xhami të hidhen ditën e Bajramit. Ndërsa vendi për ndërtimin e këtij objekti është sheshi i Namazgjasë, pranë paralamenti që është vetëm një lulishte.
Isa Zaimi, kancelari i komunitetit musliman thotë se është duke u punuar mbi këtë projekt. Muslimatët, thotë ai, duan një xhami të përmbushë kërkesat e tyre, të ketë elementë sa tradicional ashtu edhe bashkëkohor.
Sipas bashkisë muslimanët kanë kohë të sjellin të gjitha propozimet mbi arkitekturën, përmbajtjen dhe vendin ku do të ndërtohet kjo xhami. Komisioni përbëhet nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Kryetari i Komunitetit Mysliman dhe përfaqësues të tjerë të këtij komuniteti.