Zgjedhjet në veri, në lista edhe 10 mijë shqiptarë

Më shumë se 10 mijë shqiptarë kanë qenë në listat e votimit për zgjedhjet lokale që ka organizuar Serbia , të dielën, në veri të Mitrovicës.
Kjo është bërë e ditur nga një zyrtar serb i Partisë Serbe të Progresit (PPS), parti kjo, që ka fituar zgjedhjet e organizuara nga shteti i Serbisë.
Krasimir Pantiq, zyrtar i PPS-së, që udhëhiqet nga ish radikali Tomisllav Nikoliq, ka deklaruar se në listat e votuese kanë qenë emrat e 10 mijë shqiptarëve.
Sipas zyrtarëve serb elektorati për këto zgjedhje ka qenë rreth 20 mijë votues. "Ne nuk ishim në gjendje të kontrollojnë listën e votuesve, por sipas informatave tona rreth 10 mijë shqiptarë ishin të regjistruar në listat e votuesve. Kur të hiqet numri i shqiptarëve nga këto lista, atëherë pjesëmarrja në zgjedhjet lokale në Mitrovicë nuk është 28%, por mbi 50%", ka thënë Pantiq.
Ai ka thënë se nuk është i njoftuar se kanë votuar shqiptarët, por ka pohuar se këtë e kanë bërë goranët, romët dhe boshnjakët. Pantiq ka paralajmëruar fillimin e negociatave për formimin e qeverisë lokale duke ofruar bisedime me DSS e Koshtunicës dhe DS e Tadiqit.
Përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare i kanë quajtur të paligjshme zgjedhjet paralele serbe, si dhe të papranueshme rezultatet e tyre.