E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Thaçi, vizitë zyrtare në Finlandë

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Finlandë, me ftesë të kryeministrit të këtij vendi, Matti Vanhanen.

Me këtë rast, përveç takimit me kryeministrin e Finlandës, Matti Vanhanen, kryeministri Thaçi do të pritet edhe nga presidentja e Finlandës, Tarja Halonen, kryetari i Parlamentit Sauli Niinistö dhe ministri i Punëve të Jashtme, Alexander Stubb, njofton Zyra e Kryeministrit nëpërmes një komunikate për shtyp.

Kryeministri Hashim Thaçi gjatë vizitës zyrtare në Finlandë do të takohet edhe me ish-ndërmjetësin e OKB-së për statusin e Kosovës, fituesin e Çmimit Nobel për Paqe, ish-presidentin Marti Ahtisaari.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›