E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukrainë, mjekët: Timoshenko ka nevojë për trajtim spitalor

Mjekët ukrainas kanë pranuar se ish kryeministrja e burgosur, Julia Timoshenko ka nevojë për kujdes shëndetësor spitalor.

Timoshenko po vuan dënimin 7 vjeçar për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Timoshenko ka akuzuar mjekët lokalë se po ia mohojnë trajtimin e duhur mjekësor dhe ka kërkuar trajtimin nga mjekët e huaj.

Deri tani, zyrtarët urkainas kanë mohuar se Timoshenko ka qenë e sëmurë, apo e keqtrajtuar. Tani, mjekët e emëruar nga qeveria e kanë vënë në dyshim këtë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›