E Diel, 1 Nëntor 2026

BE dakord për hapjen e negociatave me Serbinë, ende ska datë

Qeveritë e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë arritur një pajtim paraprak që të hapin negociatat me Serbinë.

Vendimi është marr të martë në Luksemburg gjatë takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, por ky epilog kërkon konfirmim të liderëve evropian të cilët pritet të takohen të enjten dhe të premten në Bruksel.

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian ka përshëndetur rezultatin që kanë prodhuar kryediplomatët e vendeve anëtare të BE-së, duke e quajtur si provë e kredibilitetit pas hapave të paprecendetë që u ndërmorën në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Diplomatët kanë aluduar se negociatat mund të fillojnë në fillim të vitit të ardhshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›