55-a e Fahri Balliut: E kishim parashikuar që PD ishte e dënuar të humbiste
Gazeta 55 e Fahri Balliut shkruan në versionin e saj online se e kishte parashikuar që PD ishte e dënuar të dilte më keq se në zgjedhjet e 2009-s, pra që do humbiste.
Por, gjithë mllefin e vet, 55-a e ka nxjerrë me Luis Ajalën, që ka ardhur në Tiranë për të përshëndetur fitoren e së majtës.
Kur në qershor të 1924 Fan Noli nëpërmjet një grushti shteti mori pushtetin qeverinë e tij, e njohu i pari dhe i fundit Bashkimi Sovjetik. Në një version më qesharak, më 24 qershor të 2013, në selinë e Edi Ramës u pa sekretari Përgjithshëm i Internacionales Socialiste Luis Ajala, një ish-komunist mbështetës i Bashkimit Sovjetik, që doli përpara kamerave të televizioneve për të dhënë idenë e mbështetjes ndërkombëtare të Edi Ramës. Në fakt, ndërkombëtarët më shumë se kush fiton në Tiranë janë të interesuar në radhë të parë për stabilitetin e vendit dhe në radhë të dytë për standardet e zgjedhjeve, shkruan 55-a.
Pavarësisht atentatit të kandidat të PD në Laç nga segmente të krimit të botës së krimit të lidhur jo me pushtetin, i gjithë procesi zgjedhor ishte një sukses për tu përshëndetur i qeverisjes Berisha. Edi Rama mund të thojë çtë dojë për fitore apo për humbje, por për zgjedhjet ska çfarë thotë sepse zgjedhje me të lira nuk ka pasur ndonjëherë në vend pavarësisht se cila parti ka qenë në qeveri, vijon 55-a, për të mbyllur me parashikimin e vet:
Padyshim, mandati i dytë është konsumoi shumë energji Partisë Demokratike, që ishte e dënuar të merrte një rezultat më poshtë se ajo e 2009. Ndaj në këto momente po flasim ky parashikim po del i drejtë./b.l