Zgjedhjet parlamentare në Itali, Berluskoni dhe Vetroni në krye

Në Itali vazhdojnë edhe sot votimet për zgjedhjet parlamentare, të cilat do të përcaktojnë pasardhësin e Kryeministrit, Romano Prodi.
Ish kryeministri, Silvio Berluskoni, dhe ish kryetari i bashkisë së Romës, Valter Veltroni, kryesojnë garën. Fituesi do të formojë qeverinë e 62 të Italisë në periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore.
Anketat parazgjedhore tregonin se zoti Berluskoni, një konservator dhe një nga peronat më të pasur të Italisë, mund të marri postin e kryeministrit.
Në këto zgjedhje votohet për 945 vendet e Senatit dhe të Dhomës së Deputetëve. Zgjedhjet mbahen tri vjet para afatit, pasi në muajin janar, qeveria e qendrës së majtë e zotit Prodi ra pasi humbi vot-besimin në parlament. Qeveria Prodi u shpërbëvetëm 20 muaj pas fillimit të mandatit të saj 5-vjeçar. //iç//