E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ankesat e biznesit, hetim procedurave në 27 tenderë"

Ndryshimi i ligjit "Për prokurimin publik"
solli standarde të reja në mënyrën
e aplikimit të firmave private për të
marrë pjesë në tenderë. Edhe pse në
ulje, numri i lartë i bizneseve që kanë ankimuar
vendimet e enteve prokuruese, rreth 645, ka
ardhur kryesisht nga mosnjohja e ligjit të ri për
mënyrën e paraqitjes së ankesës dhe shkallëve të
ankimimit. Por, me ngritjen e një strukture të re,
në ndihmë të bizneseve, gjërat kanë filluar të
ndryshojnë në favor të tyre. Institucioni i ri,
Avokati i Prokurimeve, ka në funksion të tij
shqyrtimin e ankesave të bizneseve (por edhe të
enteve), duke ofruar rekomandim për mënyrën
sesi veprohet, por pa pasur mundësi vendimmarrjeje.
Për rrugën ligjore që ndiqet drejt animimit,
si edhe të tjera elemente që përmban funksioni i
këtij autoriteti, për gazetën "Shqip" ka folur kryetari
i Avokatit të Prokurimit, Edi Spaho.
Institucioni i Avokatit të Prokurimeve
Publike sapo është krijuar dhe
pak elemente njihen rreth funksionimit
të tij. Mund të na shpjegoni për
çfarë shërben ky institucion?
Ligji i ri për prokurimet publike ka sjellë
ndryshime të rëndësishme lidhur me llojet
dhe procedurat e tenderimit, detyrimet e autoriteteve
kontraktore, mënyrën e dhënies së
informacionit, ndër të tjera dhe një risi të
rëndësishme, krijimin e institucionit të Avokatit
të Prokurimeve.
AvP-ja është një institucion i ri, i pari i këtij
lloji në Shqipëri dhe i ndërtuar sipas modeleve
të institucioneve të ngjashme në vende të zhvilluara.
AvP është një institucion publik, i pavarur,
që vepron në sektorin e prokurimeve
publike, dhënies me koncesion dhe ankandeve
publike, në mbrojtje të zbatimit të
ligjit në fushat që ai mbulon. Nëpërmjet institucionit
tonë ofrohet një alternativë për monitorimin
dhe rishikimin e procesit të prokurimeve
publike. Ky institucion shqyrton ankesa dhe bën
rekomandime, por nuk zëvendëson procesin e rishikimit
dhe ankimimit administrativ të prokurimeve
publike. Rezultatet e hetimeve të kryera nga AvP
mund të përdoren si dëshmi në gjykatë për procese
që lidhen me tenderë publikë. Qëllimi i krijimit të
Avokatit të Prokurimeve është garantimi i transparencës
dhe barazisë në procedurat
e prokurimit, kontrolli i zbatimit
të ligjshmërisë në këto procedura,
trajtimi i ankesave të operatorëve
ekonomikë, parandalimi i rasteve
të diskriminimit, klientelizmit
dhe dëmit ekonomik, që i shkaktohet
buxhetit të shtetit, nga veprimet
dhe mosveprimet e
kundërligjshme të autoriteteve
kontraktore. Detyrat kryesore
funksionale të Avokatit të
Prokurimit (AvP) sipas ligjit për
prokurimet publike janë: Mbrojtja
e të drejtave dhe interesave të
ligjshme të kandidatëve, ofertuesve
apo furnizuesve nga veprimet
ose mosveprimet e
paligjshme e të parregullta të autoriteteve
kontraktore në fushën
e prokurimit publik, nëpërmjet
monitorimit dhe hetimit të procedurave
administrative të prokurimeve
publike. Nga monitorimi
dhe hetimi i procedurave të
prokurimit publik, Avokati i
Prokurimeve njihet me problemet
dhe boshllëqet e legjislacionit të
prokurimeve, dhënies me koncesion
dhe ankandeve publike,
analizon të metat e legjislacionit,
që krijojnë premisa për abuzime
dhe në vazhdimësi bën rekomandime
legjislative për përmirësimin
e sistemit të prokurimeve.
Për aq kohë sa jeni krijuar,
a keni shqyrtuar ankesa
të enteve prokuruese apo
të bizneseve dhe sa ka qenë
numri i tyre?
Institucioni i Avokatit të
Prokurimeve filloi aktivitetin në
nëntor të vitit 2007, kohë në të
cilën u realizuan kushtet e
nevojshme për fillimin e punës së
institucionit. Që në fillim vëmendja
u fokusua në prezantimin
dhe njohjen e institucionit
të ri, nëpërmjet krijimit të faqes
së internetit, publicitetit në media
dhe shërbimin cilësor që
ofrojmë, ku duhet përmendur dhe ndihma e dhënë
nga USAID në kuadër të projektit të Sfidës së
Mijëvjeçarit. Fakti që Avokati i Prokurimeve është
një institucion i pavarur, ka rritur
ndjeshëm interesin e operatorëve
ekonomikë për të paraqitur ankesat
e tyre pranë institucionit tonë.
Shqyrtimi i ankesave, monitorimi
dhe hetimi i procedurave të
prokurimit publik, si dhe rekomandimet
për ndryshime në
legjislacion përbëjnë edhe objektin
e punës dhe veprimtarisë së institucionit.
Këtë fakt e reflekton
edhe numri i ankesave të ardhura,
i cili nga muaji nëntor i vitit
2007 e deri tani ka qenë 67 ankesa
në fushën e prokurimeve dhe
të dhënies me koncesion, nga të
cilat 40 ankesa janë të shqyrtuara
e në fazë shqyrtimi, për të cilat
nuk është hapur procedurë hetimore
dhe 27 ankesa janë shqyrtuar,
për të cilat është vendosur të
fillojë procedura e hetimit administrativ.
Në numrin e ankesave të
shqyrtuara e në fazë shqyrtimi, 30
prej tyre janë shqyrtuar dhe janë
argumentuar, 10 ankesat e tjera
janë në proces shqyrtimi nëse do
të merret apo jo vendim për
hapjen e hetimit administrativ.
Ndërsa numri i ankesave për të
cilat është filluar hetim, 14 prej
tyre janë përfunduar me vendim
përfundimtar, ndërsa 13 çështje
janë ende në proces hetimi. Në
pjesën më të madhe të çështjeve
të shqyrtuara me hetim administrativ,
vendimet e Avokatit të
Prokurimeve janë marrë parasysh
nga autoritetet kontraktore
dhe nga Agjencia e Prokurimit
Publik, duke bërë të mundur zhvillimin
e një procesi prokurimi të
rregullt dhe konform ligjit.
Megjithëse një institucion i ri, me
veprimtarinë e tij konkrete, aktive
dhe transparente po rrit gjithnjë
e më shumë njohjen dhe legjitimitetin
institucional.
Si e mbron institucioni
juaj ankesën? Çfarë rrugësh
ndiqen?
Shqyrtimi administrativ i ankesave realizohet
nëpërmjet procedurës së monitorimit dhe hetimit
administrativ. Rastet e mundshme të shkeljes
një institucion i pavarur, ka rritur
ndjeshëm interesin e operatorëve
ekonomikë për të paraqitur ankesat
e tyre pranë institucionit tonë.
Shqyrtimi i ankesave, monitorimi
dhe hetimi i procedurave të
prokurimit publik, si dhe rekomandimet
për ndryshime në
legjislacion përbëjnë edhe objektin
e punës dhe veprimtarisë së institucionit.
Këtë fakt e reflekton
edhe numri i ankesave të ardhura,
i cili nga muaji nëntor i vitit
2007 e deri tani ka qenë 67 ankesa
në fushën e prokurimeve dhe
të dhënies me koncesion, nga të
cilat 40 ankesa janë të shqyrtuara
e në fazë shqyrtimi, për të cilat
nuk është hapur procedurë hetimore
dhe 27 ankesa janë shqyrtuar,
për të cilat është vendosur të
fillojë procedura e hetimit administrativ.
Në numrin e ankesave të
shqyrtuara e në fazë shqyrtimi, 30
prej tyre janë shqyrtuar dhe janë
argumentuar, 10 ankesat e tjera
janë në proces shqyrtimi nëse do
të merret apo jo vendim për
hapjen e hetimit administrativ.
Ndërsa numri i ankesave për të
cilat është filluar hetim, 14 prej
tyre janë përfunduar me vendim
përfundimtar, ndërsa 13 çështje
janë ende në proces hetimi. Në
pjesën më të madhe të çështjeve
të shqyrtuara me hetim administrativ,
vendimet e Avokatit të
Prokurimeve janë marrë parasysh
nga autoritetet kontraktore
dhe nga Agjencia e Prokurimit
Publik, duke bërë të mundur zhvillimin
e një procesi prokurimi të
rregullt dhe konform ligjit.
Megjithëse një institucion i ri, me
veprimtarinë e tij konkrete, aktive
dhe transparente po rrit gjithnjë
e më shumë njohjen dhe legjitimitetin
institucional.
Si e mbron institucioni
juaj ankesën? Çfarë rrugësh
ndiqen?
Shqyrtimi administrativ i ankesave realizohet
nëpërmjet procedurës së monitorimit dhe hetimit
administrativ. Rastet e mundshme të shkeljes

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›