E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bizneset, shkon në 42 numri i të përjashtuarve

Agjencia e Prokurimit Publik ka rritur
ndjeshëm monitorimin ndaj rasteve të
dyshimta për shkelje të ligjit në procedurat
e tenderit. Javën që shkoi, APP publikoi
listën e re të subjekteve prej 42, që kishin
shkelur ligjin, ndaj të cilave ishte marrë vendimi
i pezullimit nga procedurat e tenderit
për një afat që shkonte deri në tre vjet. Ndërsa
për vitin që shkoi, ky numër ishte disi
më i vogël, por, gjithsesi, i rritur në krahasim
me vitin 2006. Kështu, gjatë vitit 2007 janë
përjashtuar nga procedurat e prokurimit publik
26 operatorë ekonomikë. "Numri i tyre,
krahasuar me vitin 2006, është më i lartë
çka tregon për qëllimin pa kompromis ndaj
çdo rasti abuziv të konstatuar në procedurat
e prokurimit", bën të ditur APP.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›