E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet për kryetar të LSI-së, në garë Ilir Meta dhe Luan Rama

20-09-2012 / Gazeta 55

Vasili: Fushata konsiderohet e hapur nga nesër, procesi do vijojë me Konventën Kombëtare

Lëvizja Socialiste për Integrim ka hapur zyrtarisht garën për kryetar, që do të finalizohet në Konventën Kombëtare zgjedhore të muajit tetor. Në zgjedhjet e brendshme, përballë njëri-tjetrit do të jetë kryetari aktual Ilir Meta dhe Sekretari i Përgjithshëm Luan Rama. Ky i fundit, duke vlerësuar si tepër të rëndësishëm procesin, theksoi se gara zhvillohet për të rritur peshën politike të partisë.
“Duke e parë LSI përballë sfidave të së ardhmes, vendosa të kandidoj duke i ofruar një platformë realiste e më shumë kompetitive, nëse do fitoj, do bëj të mundur që LSI të rrisë peshën dhe rolin e saj në jetën politike. Vendimi vjen pas kërkesës së shumë anëtarëve, për të përballur alternativat, për ta zhvendosur debatin nga tavolinat tek publiku, duke shfaqur dimensionin real të LSI, për të bërë diferencën me pjesën tjetër të politikës dhe në fokusim e përgjegjësive”- u shpreh Rama.
Nga ana e tij, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, që drejton strukturën për zgjedhjet e brendshme, u shpreh se do të garantohen të gjitha kushtet për një përballje demokratike.
Të dy kandidatët për kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, do të nisin nga dita e premte fushatën e tyre zgjedhore brenda strukturave partiake.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›