PS publikon rezultate të tjera për disa bashki të vendit

Partia Socialiste vijon të publikojë rezultate të cilat sipas saj paraqesin një fitore të kandidatëve të “aleancës për të ardhmen” në disa bashki të vendit.
Në konferencën e dytë për ditën e sotme zëdhënësja e PS-së Mimi Kodheli ka theksuar se deri më këto momente në bashkinë e Kavajës ku në 2 qendra ka përfunduar procesi i numërimit të votave rezulton fitues me 70 përqind kandidati i “aleancës për të ardhmen” kundrejt rivalit të tij i cili ka marrë vetëm 30 përqind të votave.
Sipas Kodhelit gjithashtu ka kandidatët e koalicionit “aleancë për të ardhmen” kanë përparuar në Përmet, Ballsh, Poliçan, Rrëshen dhe Ura Vajgurore.
“Drejt rrugës së fitores janë kanditatët tanë në Korçë, Pogradec, Patos, Bulqizë dhe Fushë Krujë ku procesi i numërimit ende po vazhdon” theksoi Kodheli.
Më tej Kodheli në emër të PS-së ka falenderuar të gjtihë qytetarët që votuan Partinë Socialiste duke dhënë një mbështetje për kandidatët e saj.