E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS fiton disa bashki,Kodheli:Rama,10% më shumë

TIRANE-Partia Socialiste ka deklaruar sot fitoren në disa bashki te vendit, duke shprehur epersine, qe sipas saj do shpjere ne fitore, ne disa te tjera ku procesi i numërimit nuk ka përfunduar ende.

Në konfrencen e pare per shtyp te dites se sotme, deputetja Mimi Kodheli, nga selia e PS-se konfirmoi se kreu socialist, Edi Rama kryeson me 10 përqind të votave në 7 minibashki të kryeqytetit.

“Para pak mbaroi numërimi në Himarë është vulosur fitorja në Rrëshen Ersekë, Përmet dhe Gramsh. Jemi në rrugën e fitores në Elbasan, Korçë, Fier, Lushnjë, Gjirokastër ndërkohë që numërimi i votave sapo ka nisur në Durrës dhe Pogradec ku pritet fitore”, tha Kodheli.”- tha Kodheli.

Sipas Kodhelit, këto zgjedhje janë fituar nga qytetarët. Ajo ka deklaruar se ka një fitore të gjerë të Aleancës për të Ardhme që sipas të gjitha të dhënave do të shkojë duke u zgjeruar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›