E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, policia blindon objektet shtetërore

1000 efektivë më shumë se në 2011, në mbrojtje dhe trupi diplomatik
Policia e shtetitVetëm dy ditë na ndajnë nga numërimi mbrapsht i zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare ndërsa ethet e para duket se i ka ndjerë Policia e Shtetit, institucion i cili ka marrë masa drastike për ruajtjen e objekteve zgjedhore dhe ambasadave të akredituara në vendin tonë. Hysni Burgaj, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit gjatë një takimi të zhvilluar mesditën e kësaj të enjteje mes përfaqësuesve të policisë, Ministrisë së Mbrojtjes, shefave të sigurisë së ambasadave dhe trupit diplomatik ka bërë publik urdhrin e posaçëm, për ruajtjen e veçantë të objekteve shtetërore nga efektivat komando, dhe forcat e ushtrisë.
Urdhri
Sipas Burgajt ky urdhër do të startojë duke nisur nga data 20 Qershor në orën 14:00 dhe deri në datën 25 qershor. Masat janë publikuar nga vetë kreu i Policisë së Shtetit i cili ka urdhëruar ditën e djeshme strukturat e policisë të jenë në gadishmëri për ruajtjen e këtyre objekteve brenda afatit të përcaktuar. Ndërkohë, forcat e policisë do angazhohen në ruajtjen e qendrave të votimit dhe vendnumërimit të votave. Siç sqarohet në urdhrin e veçantë të ruajtjes së institucioneve shtetërore dhe trupit diplomatik për zgjedhjet e 23 qershorit janë shtuar me afro 700 numri i objekteve zgjedhore krahasuar me zgjedhjet lokale të majit 2011, çka kërkon angazhimin e më shumë se 1000 punonjësve të policisë. Sipas njoftimit për shtyp të policisë së shtetit, ruajtja nga efektivat e Forcave të Armatosura për objektet e rëndësishme shtetërore dhe trupit diplomatik do të kryhet deri me datë 25.06.2013.
Plani i masave
Sipas këtij njoftimi drejtuesit e strukturave vendore të policisë janë porositur që të mbajnë kontakte të vazhdueshme e të bashkëpunojnë me efektivat e forcave të armatosura që do të sigurojnë këto objekte, me qëllim garantimin e plotë të ruajtjes së tyre gjatë periudhës 20-25 qershor 2013. Drejtuesit e strukturave vendore të policisë janë porositur të mbajnë kontakte të vazhdueshme e të bashkëpunojnë me efektivët e forcave të armatosura që do të sigurojnë këto objekte. Në total shuma e objekteve të rëndësishme shtetërore dhe të trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë është 100. Këtë të dielë shqiptarët i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë dhe deputetët që duan që ti përfaqësojnë në 4 vitet e ardhshme, ndërkohë që gjatë fushatës nuk kanë munduar dhe incidentet nga ana e militantëve partiak, por dhe akuza të uniformave blu për shpërdorim detyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›