E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Basha, ata që na kthejnë votën në mirëqenie

Nga Luan Laze

luan-laze-3E mira e përgjithshme është e mira e të gjithëve. Këtë thënie të Heminguejt tek Lamtumirë Armë, e rikujtoj vazhdimisht vitet e fundit. Ajo më ngacmon logjikën se, ky vend për fat dhe mrekulli më në fund po ecën përpara. Kudo transformim rrënjësor. Kemi ëndërruar me breza që ta shikonim këtë vend në punë e në zhvillim lirie. Ja, më në fund vendi ynë i bukur por i vuajtur, i ndershëm por i drejtuar pandershmërisht, i pasur por i mjeruar, i mençur por i lënë në injorancë, i aftë por i pazoti, perëndimor por me damkë barbari, i dëshpëruar por jo dembel, ka hyrë që nga viti 2005 drejt një autostrade ndryshimi dhe zhvillimi. Është mrekulli, një ëndërr e bërë realitet. Dhe si të gjitha ëndrrat e bukura nuk duhen ndërprerë.
Dy burra, dy politikanë dhe shtetarë, Berisha dhe Basha janë ajo çfarë kemi kërkuar gjithnjë tek ata që na drejtojnë. Të punojnë fort për këtë vend dhe të mos na fyejnë. Ata të bëjnë punën e tyre me përkushtim, ndërsa ne tu japim votën që të na qeverisin dhe gëzojnë me investime e punë. Sa e sa herë kemi ëndërruar, sharë, kritikuar dhe përbuzur horrat që na gënjenin, vidhnin dhe privonin lirinë tonë politike dhe ekonomike? Tani, si qytetar i këtij vendi kam vite që i shoh të materializuara të gjitha ëndrrat nga këta individë, politikanë dhe shtetarë. Nëse gjithçka do e matja me pasurinë personale, sigurisht që do të bëja si të gjithë ata të sëmurë nihilistë të cilët ngopen për vete, duke harruar sërish një mençuri tjetër të Heminguejt që thotë: Nuk mund të ketë lumturi personale në mes të një katastrofe njerëzore. Jo, unë nuk e dua këtë. Çdo shtetar, nëse është i mirë për vendin tim, është edhe për mua. Nëse ai më hap rrugë të reja, më ndërton hidrocentrale, nuk i merr frymën biznesit, nxit lirinë time intelektuale dhe shoqërore, më respekton besimin, artin, sportin, kulturën, artistët, është padyshim ai i duhuri, për atë dhe votoj. Berisha dhe Basha janë të tillë. I pari po transformon Shqipërinë, i dyti Tiranën. Madje i pari, kryeministri Berisha, zgjodhi dhe i besoi Lulzim Bashës drejtimin e disa ministrive. Dhe rezultati ishte spektakolar. I përkushtuar, i thjeshtë, i dashur, mik i gjithë shqiptarëve (përveç Edi Ramës), i pëlqyer nga perëndimorët, me besim, entuziazëm, plot shpresë, ky kryebashkiak i ktheu normalitetin, qytetarinë dhe njerzillëkun kryeqytetit. Transformime të pabesueshme kanë ndodhur në Tiranë. Qendra, nga një gërmadhë made in Rama, u kthye për lirinë dhe intimitetin e çdo kalimtari apo shoferi. Kur shoh njerëzit ulur në stola, nën hijen e pemëve të bukura të projektuara dhe mbjellë nga Lulzim Basha, them: Ja, ky është ai që kur ta kërkon votën ta rikthen atë qindrafish në mirëqenie, rehati, qytetari. Heminguej do të përsëriste: E mira e përgjithshme është e mira e gjithsecilit. Basha, gjithsecilin e respekton tek e përgjithshmja. Nuk është dëgjuar asnjëherë që ai ti dërgojë fadromën një qytetari në pronën e tij për tia rrafshuar, nuk është pëshpëritur kurrë se, kryebashkiaku fyen administratën e tij, fyen qytetarët, artistët apo pronarët. Edi Rama ishte ekstremi i tij në këto raporte. Arrogant, harbut, fyes, mendjemadh, egoist, ai u shndërrua në zeher të jetës së qytetarëve si kryebashkiak, dhe tani këtë kupë po e pi sidomos populli i tij opozitar dhe PS-ja. Por jo të gjithë. Sepse shumë të majtë e kanë ndarë mendjen për të votuar zhvillimin Berisha- Basha.
Basha ishte zgjedhja e Berishës. Ai e ofroi dhe i tha: Urdhëro, votohu dhe fito besimin e tyre. Dhe ai e ka justifikuar plotësisht. Shpesh njerëzit ia dinë për nder Sali Berishës që zgjodhi midis më të mirëve Lulzim Bashën. Njeriu kërkon gjithnjë të ngjashmin e vet, thotë Balzaku. Basha i tejkaloi edhe ato që i besoi atëherë kryetari i PD-së, dhe sot është figura më e spikatur në kampin e djathtë. Fakti që sulmohet aq shumë nga Rama, e konfirmon qartë xhelozinë e tij të dukshme ndaj vlerave që përfaqëson Basha në sytë e çdo shqiptari të majtë dhe të djathtë. Po të kujtojmë se çdo shtetas është edhe votues, për Ramën, përpjekja për ta baltosur atë bëhet një mision i spikatur por i pamundur. Prognozat popullore tepër të mençura dhe ato të kultivuara intelektuale, kanë arritur në përfundimin se, Rama është mashtrimi dhe shkatërrimi i çdo vlere politike dhe qytetare, ndërsa Basha, tamam ai që u duhet njerëzve të majtë dhe të djathtë, ai që i duhet Shqipërisë, demokracisë, biznesit, artit dhe atyre që janë të rëndësishëm, miqve tanë perëndimorë. Simpatitë e liderëve botëror e kanë bërë këtë vend me miq të rëndësishëm. I kanë bërë të besojnë se këta njerëz, ky popull është i mrekullueshëm dhe duhet mbështetur me të gjitha mënyrat.
Edi Rama na bëri armiq me të gjithë duke na poshtëruar në sy të tyre. Arriti deri në pikën më ekstreme të neverisë për popullin e tij, edhe atë opozitar, kur i tha perëndimit se këta nuk duhet të lëvizin lirisht në Europë dhe nuk meritojnë të integrohen. Ky është i vetmi opozitar në historinë e demokracisë botërore që punoi dhe punon haptas kundra vendit të tij. Pastaj bën të habiturin kur thotë se, nuk mund ti bësh opozitë opozitës! Kur opozita punon kundra popullit dhe qeveria i ofron reforma, zhvillim dhe mirëqenie, me cilin duhet bërë opozitë?
Një pyetje e thjeshtë ngacmon para datës 23 qershor një pjesë të socialistëve: Duhet të votojnë Berishën e Bashën apo Ramën? Për dy të parët janë të bindur se punojnë fort që vendi të integrohet në Europë dhe investimet e transformimet të mos ndalen. Nga ana tjetër detyrimi politik u thotë të votojnë për Edi Ramën. Në fund, më të mençurit i kanë dhënë zgjidhje votës: duam veten, duam vendin. Këto të dyja na i garanton Basha në Tiranë dhe Berisha në të gjithë Shqipërinë. Pas këtyre qëndrimeve të miqve të mi socialistë dhe votës që ato do të japin për numrin 44 më datë 23qershor, përfytyroj Edi Ramën që fajtor për humbjen edhe këtë radhë do të bëjë votuesit socialistë duke i konsideruar tradhëtarë.
Tek e përgjithshmja është personalja. Na gëzon një fitore e kombëtares në futboll, na lumturoi dhe bëri krenarë këngëtarja shkodrane Ehlaida Dani në Itali. Këtu përfitimi është vetëm emocional. Po kur më kërkohet të votoj për atë që më ka dhënë prova se e do këtë vend dhe po e transformon krejtësisht, a duhet të hezitoj? Kurrsesi! Do të ishte marrëzi që çdo qytetar të votonte kundra vetes së tij, familjes, fëmijëve, lagjes ku janë rritur, qytetit, biznesit, të kaluarës dhe të ardhmes, kundra Shqipërisë së tyre të dashur. Do të ishte marrëzi të votonin kundra shpresave që po u realizohen çdo ditë. Do të ishte lajthitje të ndalonim këtë vazhdimësi të suksesshme me një aventurë të rrezikshme. Për kë dhe për çfarë? Vetëm për hobin e një njeriu që kërkon të bëhet doemos kryeministër! Ai që volli kundra popullit të tij në rrugë politike, ekonomike, administrative dhe diplomatike. A mund të votojë njeriu kundra vetes, kundra interesave të tij të shëndosha morale, njerëzore dhe ekonomike? Nëse je i lajthitur, ose më e pakta ngjason me Edi Ramën, mund të votohet ai njeri.
Miq dhe lexues të mi! Duhet të përfitojmë nga ndershmëria, përkushtimi, thjeshtësia dhe dashuria që kanë për këtë vend Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Mjeti për të përfituar vazhdimin e këtyre vlerave, është VOTA. Ato fjalë gëzimi dhe falenderimi që themi çdo ditë për këta dy politikanë erdhi ora ti kthejmë në votëbesim.
Unë e kam ndarë mendjen i bindur, i qartë, sepse shoh për herë të parë dy burra politikë dhe shtetarë të zot për Shqipërinë dhe Tiranën, të cilët duhen votuar sërish që e mira të vazhdojë dhe të mos ndërpritet. Mirëqënia nuk këmbehet me aventurën, siguria nuk këmbehet me lajthitjen, respekti nuk këmbehet me fyerjen, ndershmëria nuk këmbehet me hilen, dinjiteti nuk këmbehet me poshtërimin, oksigjeni nuk zëvendësohet me nikotinën dhe, zhvillimi nuk këmbehet me kthimin pas. Vota me numër 44 ua jep këtë mundës

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›