E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet presidenciale në Egjipt, shkojnë në balotazh islamiku Mursi dhe ish-kryeministri Shafiq

Muhammed Mursi dhe Ahmed Shafiq

Një kandidat islamik dhe një politikan i erës së Mubarakut do të shkojnë në balotazh në garën presidenciale në Egjipt. Ish-kryeministri Ahmed Shafiq do të garojë përballë kandidatit të Vëllazërisë Myslimane, Muhammed Mursi. Në përfundim të shpalljes së rezultatit doli se Mursi kishte marrë 5.8 milionë të votave ndërsa Shafiq 5.5 milionë.

Zgjedhjet e javës së kaluar në Egjipt ishin të parat zgjedhjet të lira presidenciale. Vëzhguesit thonë se ato u mbajtën paqësisht. Pjesëmarrja në procesin e zhvilluar me 23 dhe 24 maj ishte në 46%.

Raundi final do të mbahet me 16 dhe 17 qershor dhe mbështetësit që nuk dian një president islamit dhe një të regjimit të vjetër do të kenë një zgjedhje të vështirë raporton BBC. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›