E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjatë hetimeve për korrupsion, policia zbulon dhe një rrjet prostitutash

Drejtoria e Policisë Durrës

Nga Drejtoria Kundër Krimit Financiar, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës dhe Njësinë e Përbashkët Hetimore Kundër Korrupsionit dhe Krimit Ekonomik pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, janë vënë në pranga nëntë punonjës të Drejtorisë  Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor.

Në përfundim të operacionit Kolaudimi 2 u vunë Eugen Gjyzeli, Albert Saraçi, Lipion Goci, Artur Xhepmeta, Idriz Hoxha, Indrit Dervishi, Arben Ndreka, Ilir Nelaj dhe Enri Dervishi.

Gjatë hetimeve ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin në këmbim të kryerjes së procedurave të regjistrimit, kontrollit fizik dhe teknik të mjeteve, merrnin shuma të ndryshme parash, me qëllim përshpejtimin e procedurave si dhe plotësimin e dokumentacionit për mjetet pavarësisht se nuk plotësonin kushtet teknike.

Në kuadër të këtij hetimi, nga strukturat e Policisë së Shtetit u bë e mundur dhe zbardhja e një tjetër aktiviteti kriminal në fushën e shfrytëzimit dhe ushtrimit të prostitucionit, ku i përfshirë rezultoi të ishte shtetasi: Idriz Qazim Hoxha, që po hetohej për korrupsion.

Nga hetimet u bë i mundur arrestimi dhe ndalimi i gjashtë shtetasve të tjerë nën akuzën e kryerjes së veprave penale të shfrytëzimit të prostitucionit, dhe ushtrimit të prostitucionit. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›