E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shehi: Ka ardhur koha që OSBE të largohet

Dashamir Shehi

Në një kohë kur dy partitë kryesore dhe ato parlamentare po angazhohen për zgjedhjen e një presidenti konsensual, Dashamir Shehi shprehet se politikës shqiptare nuk u kanë munguar marrëveshjet por ato kanë qenë pazare.

Në Shqipëri janë bërë gjithmonë marrëveshje, çështja është se ato skanë qenë të një niveli të tillë moral për ti konsideruar si marrëveshje, por janë konsideruar gjithnjë si pazare. Unë do të uroja që të vijë një ditë kur Shqipëria të bëjë marrëveshje, konsensus, negociata publike, për njerëz publikë dhe vlera që mund të krahasohen midis tyre, shprehet ai për revistën Klan.

Duke folur për reformën zgjedhore, ai thotë se nëse nuk ndryshohet sistemi atëherë zgjedhjet e vitit 2013 do të jenë të kontestueshme në princip. Sipas tij e gjitha që po ndodh është vetëm zhurmë dhe jo reformë. Në këtë kuadër Shehi kërkon edhe largimin e OSBE/ODIHR-it pasi sipas tij vetëm po ngatërrojnë më keq punët.

U bënë disa vjet që OSBE dhe ODIHR-i vijnë vërdallë për të bërë diçka në Shqipëri, por nuk e di se ku konsiston ndihma e tyre. Ka ardhur koha që këto institucione të largohen; veçse ngatërrojnë punët dhe kanë shërbyer si një lloj filtri që shqiptarët të mos kuptojnë asgjë. Ato e dinë se këtu zgjedhjet janë manipuluar gjithmonë, duke nisur nga fenomeni i Dushkut e deri tek sistemi aktual, i ashtuquajtur spanjoll. Realisht duan që gjërat në Shqipëri të mos shkojnë mirë, shprehet Shehi.

Për rezultatin e 2013-s, ai thotë se AK dhe FRD do të marrin rezultat të kënaqshëm. Kanë hyrë në politikë në një çast oportun, sepse jemi në një kohë pakënaqësie kombëtare dhe mund të kenë shanse, thotë kreu i LZHK-së. Këto dy forca mund të dëmtojnë mazhorancën e sotme. Kësaj mazhorance mund ti heqin një pjesë të elektoratit. Sipas Shehit PD në zgjedhjet e 2013-s do të paguaj edhe çmimin e pushtetit siç pagoi PS në vitin 2005. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›