E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta ne Egjipt

Agresorë të paidentifikuar kanë hedhur bomba artizanale në tendat e protestuesve para pallatit presidencial në Kajro, Egjipt. Ata gjithashtu kanë sulmuar dhe forcat e sigurisë me plumba gome duke plagosur të paktën 15 persona. 
Katër nga tendat janë djegur gjatë sulmit, dhe disa protestues kanë mbetur të plagosur. Një oficer policie dhe gjashtë ushtarë u plagosën me plumba gome në përpjekje për të arrestuar agresorët. 
"në mbrëmje u sulmuam papritur nga persona jashtë tendave që mund të ishin rreth 30 ose më shumë. Ndërkohë që pesë të tjerë i ruanin ata. Ndërsa pesë sulmues mbanin mjekra të gjata. 
Protestuesit kundër kushtetutës pro islamike kanë ndërtuar tendat jashtë rezidencës së presidentit egjiptian Mohamed Mursi prej javësh. 
Teksti i kushtetutës që u miratua brenda një kohe të shkurtër nga parlamenti dhe një referendum kombëtar është kundërshtuar që në fillim nga shumë liberalë, sekularistë dhe majtistë të cilët kanë organizuar dhe protesta të dhunshme në rrugët e Kajros.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›