A po afrohen India dhe Pakistani?

"Unë mendoj se marrëdhëniet kanë hyrë në një fazë përmirësimi. Për shkak të përparimeve në çështjet ekonomike. Kjo do të thotë se pakistanezët janë të gatshëm të reduktojnë disa nga barrierat në mendjet e tyre, sa i përket marrëdhënieve me Indinë. Nëse kjo vazhdon, do të ishte me siguri e dobishme", thotë ish-sekretari i shtetit në ministrinë e Jashtme indiane, Kanwal Sibal.
Presioni i rrugës ia bën të vështirë qeverisë pakistaneze, e cila gjithsesi nuk ka popullaritet, të bëjë afrime të mëdha me Indinë. Edhe indianët janë të traumatizuar nga sulmet terroriste në vendin e tyre, në radhë të parë nga masakra në Mumbai në fund të vitit 2008.
Organizatorët janë identifikuar në mënyrë të përsëritur në Pakistan. Prandaj India ndjek gjithnjë me shqetësim proceset në vendin fqinj, i cili duket se po ecën në mënyrë kronike buzë greminës.