Shqipëria vendos sot. Hapen qendrat e votimit, kryetarja e KQZ: Vota juaj vlen!
TIRANE- Zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit 2013 janë të tetat që zhvillohen në Shqipëri, që nga vendosja e sistemit pluralist politik në vitin 1991. Shqiptarët vendosin me votë për ata që do na qeverisin në 4 vitet e ardhshme. Procesi i votimit ka nisur që në orën 7:00 të 23 Qershorit, për t’i dhënë popullit të drejtën të vendosë me votë për 140 parlamentarët e rinj. Simbolikisht kryetarja e KQZ-së Lefterie Lleshi ka hapur qendrën e votimit tek Akademia e Arteve, aty ku edhe ka votuar.
Pritet që rreth 3 milionë e 271 mijë e 885 zgjedhës të ushtrojnë të drejtën për të votuar, bazuar në regjistrin kombëtar elektronik.
Nga këta për herë të parë votojnë 165 mijë zgjedhës të rinj të grupmoshave 18, 19 dhe 20 vjeç . Po ashtu drejt kutive, në të gjithë Shqipërinë do të shkojnë edhe 560 mijë pensioniste nga të cilët 750 zgjedhës konfirmon Ministria e Brendshme nuk janë përfshirë në lista për shkak të moshës mbi 100 vjeç në datën e votimit dhe se të cilët nuk janë paraqitur pranë zyrave të gjendjeve civile. Por ndryshe nga këta, 380 persona të moshës 100-vjeçare të tjerë, të cilëve u ishin bllokuar emrat për shkak të moshës me kërkesë të posacme rifituan të drejtën e votës.
Në orën 7:00 të kësaj të diele hapën 5508 qendra votimi, të cilat, pritet të qendrojnë të hapura deri në orën 19:00, sipas orarit zyrtar. 19 qendra të posaçme votimi janë ngritur dhe në burgje për 5000 të dënuar dhe paraburgosur që zgjedhjet i gjejnë në qeli.
Subjektet politike janë grupuar në dy koalicione: "Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim", e drejtuar nga Partia Demokratike e kryeministrit Sali Berisha dhe "Aleanca për Shqipërinë Europiane", e drejtuar nga Partia Socialiste, me kryetar Edi Ramën. Qarku i Tiranës do të nxjerrë numrin më të madh të deputetëve 32, ku pritet të votojnë 785 mijë persona kurse ai i Kukësit numrin më të vogël, 4 deputetë, ku pritet të votojnë 77 mijë.
Në këtë proces zgjedhor ka një numër më të lartë të komisioneve në të gjithë piramidën elektorale. Po ashtu, ky është edhe procesi më i vëzhguar nga ndërkombëtarët dhe organizatat në vend. Monitoruesit vendas janë rreth 8 mijë, ndërsa ata të huaj rreth 1 mijë, në përputhje me rëndësinë që procesi elektoral i së dielës është konsideruar nga ndërkombëtarët si tejet të rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në BE.
Policia njofton se ka marrë në ruajtje 5.508 Qendrat e Votimit në të gjithë territorin e vendit dhe se në këtë aksion janë angazhuar 6200 policë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve printoi në Slloveni rreth 3 milion e 337mijë e 385 fletë votimi, ashtu siç e parashikon kodi, 2% më shumë se numri i zgjedhësve. Kryetarja e këtij komisioni i bëri apel komisionerëve në të gjithë vendin që të bashkëpunojnë.
Kosto e këtyre zgjedhjeve është llogaritur nga KQZ rreth 744 milionë lekë. Kësaj vlere iu shtuan dhe rreth 3 milionë euro të tjera që cilat i janë paguar kompanisë spanjolle Indra pavarësisht se dy projektet pilote për numërimin elektronik në Fier dhe identifikimit elektronik të kartave të identitetit në Tiranë dështuan.
KAVAJË, MUNGOJNË VULAT, NUK KA NISUR VOTIMI NË 2 QV
Ora 07:50- Në qytetin e Kavajës raportohet se nuk ka nisur ende votimi në dy QV, pasi mungojnë vulat e sigurisë. Qendrat e votimit janë 21 dhe 91. Ndërsa në qytetin bregdetar të Durrësit, procesi ka nisur normalisht në të gjitha qendrat dhe qytetarët po I drejtohen kutive të votimit.
KORÇË, NDËRPRITET PROCESI I VOTIMIT NË DY QENDRA VOTIMI
Ora 07:30- Raportohet se në Korçë është ndërprerë votimi në dy qendra, kjo për shkak të afërsisë së posterave të partive politike.
Votimi është ndërprerë në qendrat 36 dhe 48.
VOTON E PARA KRYETARJA E KQZ-SË, LEFTERIE LLESHI
Ora 07:10- Menjëherë pas votimit kryetarja e KQZ-së Lefterie Lleshi i bëri apel të gjithë shqiptarëve t’i drejtohen qendrave të votimit, pasi vota e tyre vlen, sic tha ajo.
“I ftoj shqiptarët të paraqiten të votojnë pasi është përgatitur e gjithë infrastruktura zgjedhore që të votojnë të lirë dhe në fshehtësi. Motoja jonë është: Vota jote vlen, votoni”, tha ajo.
Një apel tjetër kryetarja Lleshi e bëri për të gjithë komisionerët zgjedhorë, të cilët I ftoi të bëjnë detyrën duke iu përmbajtur kodit zgjedhor.
“Komisionerët të kryejnë detyyrën sipas kodit zgjedhor, të jenë jashtë ndikimeve politike’, shtoi ajo.
JA KU DO VOTOJNË LIDERËT POLITIKË
Pritet që sot të votojnë edhe krerët më të lartë të shtetit, por edhe kryetarët e partive kryesore në vend. Kështu, mësohet se Presidenti i vendit Bujar Nishani pritet të votojë në orën 10.00 ne Qendrën e Votimit 1766/2 në shkollën e mesme “Andon Zako Cajupi” në Tiranë. Kreu i së djathës, Sali Berisha do të votojë në qendren e votimit ngritur tek “Liceu Artistik” rreth orës 10.00, pasi në këtë orar pritet edhe takimi i zotit Berisha me kryesuesin e delegacionin AD KOK të Parlamentit Europian Eduard Kukan.
Ndërsa lideri i së majtës, Edi Rama pritet të votojë në shkollën “Pjetër Budi. Pasi të hedhin votën e tyre, drejtuesit politikë, pritet të bëjnë edhe deklaratat e para në lidhje me procesin e zgjedhjeve. Kreu i LSI pritet të votojë në njësinë 5 në kopshtin numër 10 te ish-blloku, kreu i FRD Bamir Topi pritet të votojë në shkollën "Servete Maci" në Tiranë. Kurse kreu i AK Kreshnik Spahiu pritet të votojë në orën 9.00 në shkollën Pjetër “Budi”.
PROCESI
Zgjedhjet do të nxjerrin 140 deputetë, të cilët do të zgjidhen me sistemin proporcional rajonal.
- Vendi është ndarë në 12 qarqe dhe votat do të përllogariten në mënyrë proporcionale brenda për brenda secilit qark.
- Të regjistruar si subjekte elektoralë janë 66 parti dhe dy subjekte të pavarur.
- Subjektet politike jane grupuar në dy koalicione: "Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim", e drejtuar nga Partia Demokratike e kryeministrit Sali Berisha dhe "Aleanca për Shqipërinë Europiane", e drejtuar nga Partia Socialiste, me kryetar Edi Ramën.
- Rajoni i Tiranës do të nxjerrë numrin më të madh të deputetëve 32, kurse ai i Kukësit numrin më të vogël, 4 deputetë.
- Zgjedhjet administrohen nga KQZ dhe 89 komisione të zonave të administrimit zgjedhor(KZAZ).
- Në të gjithë Shqipërinë do të funksionojnë gjithsej 5508 qendra votimi.
- Për zgjedhjet e reja janë regjistruar rreth 3.271.885 zgjedhës, bazuar në regjistrin kombëtar elektronik ose 120.845 zgjedhës më shumë se në zgjedhjet parardhëse.
- Rreth 150.000 është numri i votuesve që votojnë për herë të parë.
- Për procesin do të prodhohen gjithsej rreth 3.337.388 fletë votimi.
- Dokumenti që do të përdoret nga zgjedhësit ditën e votimeve është pasaporta ose letërnjoftimi elektronik.
- Numërimi i votave do të bëhet në 89 vendet e numërimit të votave (VNV), nga grupet e numurimit të votave (GNV).
- Kostoja financiare e zgjedhjeve llogaritet në rreth 744 milionë lekë.
- Mbi 9 mijë vëzhgues, vendas dhe të huaj, do të monitorojnë zgjedhjet në ditën e votimeve dhe pas tyre. Lidhje te tjera Verdikti 2013, pritshmëritë në mandate sipas qarqeve VIDEO: Shqipëria vendos sot. Hapen qendrat e votimit, kryetarja e KQZ: Votoni!