Zgjedhjet serbe, Gjermania trupa shtesë në Kosovë

Gjermania do të dërgoj përforcime urgjente për misionin paqeruajtës ndërkombëtar KFOR në Kosovë, që udhëhiqet nga NATO-ja, në kohën që zgjedhjet serbe që po afrojnë kanë rritur tensionet në Kosovë.
Sipas këtij raporti, 550 ushtarë do të dërgohen në Kosovë në kuadër të KFOR-it, para zgjedhjeve të Serbisë më 6 maj.
Krahas këtyre, në Kosovë do të dërgohen edhe 150 ushtarë austriakë, për shkak të shqetësimeve për një shpërthim të mundshëm të dhunës në veri të Kosovës, të banuar me popullatë shumicë serbe.
Sipas njoftimeve trupat do të vendosen më 1 maj.
Aktualisht në Kosovë gjenden 5.800 ushtarë të KFOR-it, ndërsa prej tyre 1.300 janë pjesëtarë të forcave të armatosura gjermane.