Justiani 1, bashkëpunim me Universitete italiane

Universiteti “Justiniani 1”, i specializuar tashmë në përgatitjen e jurtisëve të rinj, ka shtrirë bashkëpunimin dhe me homologët e tij në Itali. Në bashkëpunim me Universitetin " La Sapienza" të Romës, Universiteti ka zhvilluar një konferencë për zhvillimin e shkencave penale në Tiranë.
Gjatë fjalës së tij Dekani i Universitetit “Justiniani i 1”, Adnor Shameti, është shprehur se qëllimi i kësaj konference është realizimi i një strategjie të përbashkët dhe të kordinuar për të mposhtur korrupsionin e funksionarëve publikë, si dhe kriminalitetin brenda shoqërive tregtare.
Konferenca për shkencat penale mes universiteteve të drejtësisë do të vazhdojë dhe me datë 21 prill.