Hollande zgjidhet President i ri i Francës

Sarkozi ka pranuar disfatën duke thënë se “Francois Hollande është President i Francës dhe duhet të respektohet”. Në fjalimin e tij, Sarkozi tha para mbështetësve të tronditur se “do të marr të gjitha përgjegjësitë për disfatën”. Sarkozi tha se tashmë se “vendi i tij nuk do të jetë më i njëjtë. Përfshirja ime në jetën e vendit tim tashmë do të ndryshojë”.
Pjesëmarrja në votime ishte 80%. Analistët thonë se votimi i sotëm do të ketë pasoja për të gjithë eurozonën. Z. Hollande është zotuar se do të kërkojë ripunim të marrëveshjes për borxhet qeveritare të shteteve anëtare të eurozonës.
Mbështetësit e harbuar të Holandes kanë mbushur Place de la Bastillen në Paris – një pikëtakim tradicional i të majtëve franceze për të festuar.
Hollande mbështeti fushatën e tij mbi premtimet ekonomike dhe mbi popullaritetin në rënie të Sarkozisë. Kandidati socialist ka premtuar se do të rrisë taksat mbi korporatat e mëdha dhe tek individët që fitojnë më shumë se një milion euro në vit.
Ai po ashtu ka premtuar se do të rrisë pagën minimale si dhe do të ulë moshën minimale të pensionimit nga 62 në 60 vjec.
Hollande kështu bëhet socialisti i parë që fiton zgjedhjet presidenciale në Francë që prej kohës së Francois Mitterrand në vitet 1980. Në fjalimin e tij të fitores, Hollande u shpreh tepër i lumtur që ka rikthyer shpresat tek populli i Francës. “Do të mbaj premtimin për të rifokusuar përpjekjet e Evropës nga masat e kursimit për tek rritja ekonomike. Evropa po na sheh. Masat shtrënguese nuk janë më një opsion”, tha ai.
Presidenti i ri i Francës tanimë po udhëton për të Paris ku do u bashkohet mbështetësve në Place de la Bastille.
/Start/F. Prroni/
2012-05-06 19:46