E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi-Ina Rama perplasja e pare R.Caushaj

Tirane- Presidenti i Republikes Bamir Topi dhe kryeprokurorja Ina Rama jane perplasur per here te pare gjate nje konference me teme mbi drejtesine ku pritej diplomimi i 10 magjistrateve prokurore te ardhshem. Kreu i shtetit dhe kryetarja e akuzes kane debatuar ne lidhje me cilesine e hetimit ku Topi e keshilloi Ina Ramen te mos merret me lojera fjalesh te llojit njerezit me jaka te bardha apo me vija por te punojne per hetimin e akuzave politike. Teksa ka bere pohimin se asnjehere skeni pasur kaq shume lende te pare Presidenti nuk ka munguar te kerkoje njeheresh dhe nje pune serioze nga institucioni i akuzes. Kryeprokurorja Ina Rama u shpreh se te japesh e te vendosesh drejtesi eshte nje proces i veshtire po aq sa fisnik e i nderuar. Numri nje i organit te akuzes tha se ky sherbim eshte edhe me i veshtire sot ne vendin tone per shkak te situatave te ngarkuara me konflikte te mbartura me doza te renda abuziviteti. Funksioni i prokurorit e gjyqtarit te vendos para situatave qe duhet te shoqerohen me vendimmarrje te rendesishme. Nje prokurori i duhet sot te perballet jo vetem me krimin e rruges per te cilin ka degjuar e ka mesuar te flitet neper shkolla e qe mendon se e ka nje zgjidhje. Ajo me e veshtira eshte pikerisht perballja me krimin e ashtuquajtur jakat e bardha ai i cili nuk ka nje pamje brutale te lexueshme por gjendet i kamufluar mes formash te sofistikuara veprimesh financiare fshihet pas trafikut te influencave dhe eshte ndonjehere aq prane sa te behet e pabesueshme se mund te kete edhe ate pamje tha kryeprokurorja Ina Rama duke nenkuptuar me termin jaka te bardha zyrtaret me pushtet. Reagimi ka ardhur menjehere nga Presidenti i Republikes Bamir Topi i cili ne fjalen e tij u sqaroi magjistrateve se kryeprokurorja Ina Rama iu referua natyrisht rendesise qe ka institucioni i akuzes por edhe problemeve te saj. Sigurisht qe ka progres te vazhdueshem por ka nevoja pa fund per te persosur punen ne kete institucion ku nuk eshte nevoja ndoshta qe ti referohemi nese i kane jakat e bardha apo me viza por besoj qe mesazhi me i mire duhet te jete ai qe jepet drejtperdrejte. Ate mesazh te cilin e kam dhene edhe dite me perpara ku klima politike eshte super e ngarkuar tha dje Topi. Presidenti Topi iu beri me dije magjistrateve se sipas rregullit qe kane vendet e demokracise perendimore beteja zhvillohet ne institucionet specifike. Sipas tij akuzat politike vertet artikulohen gjate periudhave elektorale por cdo gje qe artikulohet me kete intensitet atehere kur eshte kulmi i betejes politike. Topi tha se ambienti shoqeror dhe ai mediatik ka ngarkuar ne menyre te panevojshme publikun. Sipas tij nese gjerat shkojne neper institucione nese ka virtyt ne zbatim te detyres do te thote qe do te kete drejtesi. Asnjehere institucionet tona te ketij niveli nuk besoj te kene pasur me shume lende te pare per te punuar dhe per tu ekspozuar tha me tej Presidenti Topi duke riperseritur se eshte koha per drejtesi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›