E Shtunë, 31 Tetor 2026

E drejta per vetembrojtje

Prej vitit 1976 deri ne vitin 1981 Redaksia e filmit i TVP-se se atehershme arriti ti shfaqe ne rrjetin e perbashket televiziv jugosllav pothuajse te gjitha filmat e produksionit te kinostudios Shqiperia e Re. Ne mesin e tyre edhe filmin Udha e shkronjave te regjisorit Vladimir Prifti me aktoret Sander Prosi Bujar Lako Ndrek Luca etj.

Edhe pse isha redaktor i kesaj redaksie megjithate vendosa ta perktheja dhe subtitroja vete i bindur se pervoja ime shumevjecare ne kete redaksi eshte garanci per cilesi dhe sukses. Filmi u emetua dhe pat shikueshmeri te larte pothuajse ne te gjitha viset jugosllave. Shumica e shikuesve joshqiptare ishin te befasuar nga fakti se paska edhe shqiptare ortodokse. Mirepo pat reagime edhe negative kryesisht ndaj perkthimit tim. Kete e konstatova te nesermen kur si zakonisht diten e re e nisnim me kafe ose nje gote raki ne kafenene me emrin pretencioz Parnas.

U ula ne tavolinen e miqve te cilet cuditerisht me priten ftohte. Nuk arrija te kuptoja arsyen dhe ashtu i shkujdesur duke dashur te hap biseden per tema konkrete i pyeta per filmin e emetuar. Pas nje heshtje dramatike njeri prej tyre duke thithur thelle tymin e cigares rende-rende tha e ndoqem...e ndoqem. Ani ...e kishe ba fet e kenaqe . Kjo ishte hyrje ne nje debat te ashper gjuhesor. Shoket e mi ishin te mllefosur ndaj perkthimit ne serbisht te fjales ortodoks me fjalen pravosllav . U perpoqa tu shpjegoj se fjala ortodoksi ne gjuhet sllave perkthehet me pravosllavlje.

Kjo perpjekje per ta mbrojtur tezen time qe koleget e mi cilesonin si herezi si blasfemi e nxiti edhe me shume polemiken. Kundershtaret e mi me rendonin me akuzen se e paskam barazuar ciltersine e ortodoksise shqiptare Kristoforidhin Veqilharxhin Nolin me sllavet e sojit te ubrilloviqit. Orvatja ime e fundit qe ti bind shoket e mi kishte te bente me faktin se fjala sllava ne kete rast ka domethenien e besimit dhe jo te perkatesise etnike. Por kot. Ata edhe me shume terboheshin nga orvatjet e mia per ta arsyetuar perkthimin tim. Mbase me te drejte e ruanin konotacionin pozitiv te fjales ortodoks dhe ate negativ per fjalen pravosllavlje besim i vertete.

Ky episod mu kujtua teksa i ndiqja debatet lidhur me modelin pyetesorin e regjistrimit perkatesisht me dilemen a duhet te ekzistoje rubrika per identitetin fetar dhe etnik te qytetarit. Tani fjala ortodoksi merr konotacione greke ngaqe ngarkohet me elemente qe percaktojne identitetin etnik. Pak nga pak behen perpjekje tinezare qe ortodoksia shqiptare te identifikohet me Bollanon dhe jo me Kristoforidhin ose fundja me Spartak Ngjelen i cili kohe me pare ne menyre frymezuese e mbrojti shqiptaresine e ortodoksise shqiptare. Jam i vetedijshem qe fjalia e fundit eshte tautologji por sgjeta zgjidhje tjeter.

Por per se behet fjale Per gjuhen per fene per politiken apo per aktin e ri te shpalljes se armiqesise Mendoj se kemi te bejme me nje model te ri te armiqesise se vjeter. Do te perpiqem te jap disa argumente.

Ata qe insistojne qe te behet regjistrimi i perkatesise etnike dhe fetare si Poncie Pilati i lajne duart duke marre si shembull Greqine Maqedonine Serbine Malin e Zi Kosoven etj. Ky krahasim nuk eshte argument ngaqe behet fjale per procese te ndryshme historike. Greqia me ligj ndalon ose mohon ekzistimin e grupeve te tjera etnike. Prandaj atje ne dac regjistrohu ne dac mos u regjistro rezultati do te mbetet i njejte atje ka vetem greke. Bie fjala ish ministri grek i puneve te jashtme Pangallos gjate vizites se tij ne Shkup1998 ne pyetjen e gazetareve lidhur me te drejtat e pakicave ai jo vetem qe e mohoi ekzistimin e tyre por ata maqedonas qe qenkan te organizuar ne shoqaten VinozhitoYlberii quajti homoseksuale dhe marksiste-leniniste.

Pra Greqia pasi qe paraprakisht sidomos pas Traktatit te Lozanes te vitit 1923 te nenshkruar ne mes te Turqise dhe Greqise e pastroi etnikisht territorin e vet nga pakicat ndryshme edhe camet pasi qe me ligj ndaloi ekzistimin e pakicave etnike lirisht mund te beje regjistrim te cfaredo lloji por rezultati sic u tha do te mbetet i njejte ne Greqi ka vetem greke ortodokse dhe nje pakice myslimane greke.

Ekziston edhe nje dallim i madh ndermjet menyres se si u formua shteti grek dhe ai shqiptar. I pari u formua me fushata luftarake me pastrime makabre etnike qe krijonte kushte per zgjerim te vazhdueshem te territorit grek ne dem te popujve te tjere nderkaq i dyti mbi baze te vendimit te komisioneve nderkombetare pra ka vulen legjitimitetin neutral nderkombetar. Gjithsesi sikur te ishin shqiptaret ortodokse greke etnike atehere keto territore do ti takonin Greqise qe ne perfundim te Luftes se Pare Boterore.

Po ashtu perdorimi i shembullit qe ka te beje me modelin regjistrues qe perdoret te shtetet qe dolen nga ish-Jugosllavia nuk mund te trajtohet si argument. Pas Luftes se Pare Boterore pasi qe artificialisht u krijua Jugosllavia e pare shume faktore te jashtem dhe te brendshem ishin te mendimit se ky shtet duhet te shperbehet. Kete opinion e mbeshtetnin edhe komunistet jugosllave. Madje edhe ne kuader te standardit te ri te drejtes per vetevendosje permendej ideja e bashkimit te territoreve te banuara me shqiptare me Shqiperine.

Ne ate kohe te perkufizimit te interesave gjeostrategjike popullit shqiptar i dergohej ftesa qe te marre pjese ne luften antifashiste per ta fituar keshtu te drejten e vetevendosjes. Sic dihet ne kuader te kesaj klime u mbajt Konferenca e Bujanit ku komunistet shqiptare serbe dhe malazeze u pajtuan qe Kosova ti bashkohet Shqiperise. Nga ana tjeter ne Maqedonine e okupuar nga bullgaret nuk mund te zhvillohej lufta ngaqe shumica e popullates kishin ndjenja nacionale bullgare. Per ta nxitur kryengritjen u desh qe te formohej nje brigade e perzier kosovaro-maqedonase e cila shume shpejt filloi te jape efektet e saja.

Pra e drejta qe identiteti kombetar te perfshihet ne pyetesorin e regjistrimit te popullates buron nga lufta ku shqiptaret e fituan te drejten e vetevendosjes. E gjithe Jugosllavia u formua mbi parimet e njohjes se identiteteve te vecanta etnike. Se kendejmi Jugosllavia si shtetet federal nuk mund te kishte pyetesor pa rubrikat per perkatesi etnike apo fetare. Shembulli i pakices greke ne Shqiperi nuk mundet ne asnje menyre te krahasohet me ate te shteteve perkatesisht te popujve qe dolen nga struktura e Jugosllavise se shperbere.

Insistimi kembengules i perfaqesuesve te pakices greke qe ne pyetesor te perfshihen edhe rubrika e perkatesise etnike dhe fetare eshte nje sulm i drejtperdrejt ndaj menyres se kombformimit shqiptar. Sic dihet shqiptaret identitetin e tyre kombetar e kane ndertuar mbi baza etnike modeli gjerman ne dallim prej popujve perreth qe identitetin e tyre e ndertojne mbi baza te fese. Bie fjala gjermanet e Bavarise kryesisht katolike e ndjejne veten gjermane po aq sa edhe gjermanet protestante.

Popujt qe vecorine kombetare e ndertojne edhe mbi premisen fetare nuk cajne koken se si i ndertojne relacionet me besimet e tjera nderkaq popujt qe identitetin kombetar e ndertojne mbi parimet jo fetare duhet te kene kujdes maksimal per kultivimin e tolerances fetare. Popujt nje fetar jane me ekskluziv me ksenofob nderkaq popujt shume fetar kane mendesi inkluzive tolerante. Po te ndryshoje pak modeli unik shqiptar do te fillonte procesi i bosnizimit te Shqiperise. Kete e dine mire ata qe synojne ta destabilizojne Shqiperine. Shquarja tej mase e dallimeve fetare shpie ne kete perfundim.

Modeli shqiptar nga aspekti human dhe qyteterues eshte me i avancuar se te tjeret. Per greket serbet kroatet apo bullgaret nuk eshte kurrfare problemi qe te regjistrojne edhe perkatesine fetare per shkak se ata gati qind per qind jane ose ortodokse katolike ose myslimane si me rastin e boshnjakeve. Te qenit kroat praktikisht do te thote perjashtimin e te qenit ortodoks nderkaq te qenit serb perjashton te qenit katolik. Te qenit shqiptar nuk perjashton mundesine qe te jesh ortodoks katolik mysliman protestant bahai etj. Ne modelin inkluziv shqiptar per secilin ka vend.
Detyrimi qe Shqiperia te heqe dore nga modeli i saj i kombformimit eshte nje ide thellesisht antishqiptare dhe jo qyteteruese.

Menyra se si imponohet kjo ide ai naivitet shtires eshte fyes per intelektin e shqiptareve. Me pretendime te ketilla nuk besoj se fiton dicka kauza greke e cila tashme krahas pretendimeve sllave per Maqedonine e Egjeut turke per frymemarrje te lire ne Detin Egje ballafaqohet edhe me koston e mirembajtjes se shtetit. Tashme u be qarte se Greqia e ketille eshte shtet jo rentabel. Pas zbulimit skandaloz te borxhit grek 300 mlrd. euro Greqia sic porositen gjermanet duhet ti shese ishujt e saj qe te mbijetoje.

Gjate historise se saj Greqia shpesh here ka qene peng i ambicieve te medha. Gjate Luftes se Pare Boterore ushtria greke u turr ta pushtoje Anadoline mirepo shume shpejt pesoi kolaps. Ushtria turke i ndoq deri ne Izmir. Thone se hakmarrja turke ishte e pameshirshme po aq sa indiferenca e aleateve te deridjeshem te Greqise Frances dhe Anglise qe nga distanca veshtronin djegien e Izmirit ne ate kohe e banuar me shumice greke. Me keqardhje i permendi keto pervoja te hidhura per te kuptuar thellesisht shqetesimet por edhe shtirjet greke. Ato nuk kane te bejne fare me logjiken e bollanove dhe te ngjashmeve si ai.

Shteti shqiptar eshte i obliguar qe ta mbroje modelin e shtetformimit dhe kombformimit qe e stabilizon shoqerine ne pergjithesi. Duke shpjeguar me durim hollesirat e kesaj natyre qeveria shqiptare duhet te veproje ne drejtim te mbrojtjes se interesave te saja te shtetit dhe te kombit. Si cdo shtet duhet ta mbroje veten.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›