E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, sot pritet të regjistrohen PS dhe PBDNJ

Partia Socialiste dhe PBDNJ pritet të regjistrohen sot në KQZ për zgjedhjet vendore të 8 majit pasi sot përfundon edhe afati i regjistrimit të subjekteve politike.
 

Duket se dy partitë e opozitës PS dhe PBDNJ, do të shfrytëzojnë ditën e fundit të përfundimit të afatit, për t`u regjistruar si subjekte politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 8 Majit.

Pritet që dy forcat politike opozitare priten të regjistrohen sot pranë KQZ-së ndryshe nga sa kanë vepruar me anëtarët e KZAZ-ve. Në mbledhjen e së hënës kanë qënë demokristianët që janë rregjistruar si subjekt zgjedhor pjesëmarrës.
 

Ndërkohë sot është dhe afati i fundit kur partitë politike mund të regjistrohen si parti pjesëmarrëse në këto zgjedhje.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›