E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gratë socialiste protestojnë sot para kryeministrisë

Ndryshe nga vitet e tjera, 8 marsi i gjen gratë sivjet në protestë në bulevardin “Dëshmorët e kombit” në kryeqytet kundër qeverisë së kryeministrit Berisha.
 

Partia Socialiste ka organizuar sot një proteste në orën 11.00 ku gratë socialiste kanë ftuar gratë e të gjithë Shqipërisë të bashkohen në protestën e tyre, kundër trajtimit që i bëhet femrës nga qeveria dhe mbi të gjitha nga kryeministri Sali Berisha.

Gjatë këtyre ditëve të gjitha deputetet socialiste kanë dalë në konferencë çdo ditë ku kanë drejtuar thirrjen e tyre për femrat që të dalin në këtë protestë.
 

Socialistët kanë lajmëruar edhe një tjetër protestë në datën 15 mars, ditë e cila shënon edhe 3 vjetorin e tregjedisë së Gërdecit ku humbën jetën 26 persona dhe mbeten të plagosur afro 300 të tjerë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›