E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet spostojnë finalen e Kupës

SHKRUAN: Jeton Selimi 08-04-2011 11:06

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur ta zhvendosë ditën e zhvillimit të ndeshjes, pasi më 8 maj do të zhvillohen zgjedhjet për pushtetin vendor

Tirana e Dinamo nuk do të ndeshen më 8 maj për të caktuar fituesen e Kupës së Shqipërisë. Në federatë ende nuk ka një vendim zyrtar, por qeveria e futbollit e ka ndarë mendjen që ta spostojnë ditën e zhvillimit të finales së 59-të të Kupës, e cila përkon edhe me zgjedhjet për pushtetin vendor. Në fakt, FSHF e kishte caktuar ditën e finales përpara dekretimit të datës së zgjdhjeve nga Presidenti Topi, por ka vendosur ta ndryshojë atë menjëherë pas caktimit të çiftit finalist të Kupës.

Burime të brendshme konfirmojnë për gazetën se finalja do të spostohet, para ose pas zgjedhjeve, boll që të mos zhvillohet më 8 maj. Sipas të njëjtit burim, FSHF do ta caktojë shumë shpejt datën e re.

Në fakt, që para zhvillimit të ndeshjeve çerekfinale, ishte përshpëritur për këtë ndryshim pasi stadiumi “Qemal Stafa” pritet të mbushet nga një turmë e etur nga të dyja tifozëritë, që në këtë kampionat janë zhgënyer shumë nga skuadrat e zemrës. Ndaj, për të parandaluar incidente të mundshme, FSHF e ka parë të arsyeshme që të spostohet dita e zhvillimit të Kupës së Shqipërisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›