Bogdani: Çezena? Unë dua të luaj ende në Serie A
Sulmuesi i kombëtares kuqezi tregon në një intervistë për mediat italiane se në ka mbërritur disi i lodhur në skuadër nga kombëtarja dhe se ka një miqësi të mirë me Florian Myrtajn
Të arsyetosh me “sikur”, nuk mund të shkosh larg, por tifozët e shumtë bardhezinj, në përfundim të ndeshjes me Fiorentinën, po mendonin: po sikur Erjon Bogdani ta kishte bërë gol atë rast në sekondat e fundit të ndeshjes? Gjesti i portierit mik ishte i mrekullueshëm vërtet, por goli i shifrave 3-2 ishte aty, fare pranë, dhe do t’i lejonte bardhezinjtë ta mbanin zonën e rënies nga kategoria dhe do të fluturonin në Palermo me 32 pikë në valixhe (aq sa Parma e Samp). Sulmuesi shqiptar është i hidhëruar, por nuk e dramatizon
Keni rimenduar për rastin e së dielës?
Po, e kam riparë aksionin dhe e pranoj se jam ndjerë keq, edhe pse duhet thënë që Boruç ka bërë një pritje të hatashme. Kisha bërë gjithçka mirë: u spostova në të majtë, pasova te Rosina që ma riktheu topin dhe goditja nga një pozicion shumë i mirë. Bërë të mundshmen, por nuk arrita t’i jepja goditjen e duhur topit. Megjithatë, mendoj se barazimi nuk është për t’u flakur sepse e morëm ndaj një skuadre shumë të fortë.
A po ndjehet lodhja kur duhen edhe 7 ndeshje nga fundi?
Nëse ka një skuadër që e kam parë shumë mirë fizikisht që kur ka nisur sezoni është pikërisht Çezena. Përveç dy apo tre ndeshjeve, kemi treguar gjithnjë se jemi në formë dhe mbi të gjitha nuk kemi patur dëmtime të rënda.
A mund të fitohet në Palermo nëse kemi parasysh edhe vapën?
Do të jetë e vështirë sepse kundërshtarët do të kenë dëshirë të hakmerren pas humbjes në derbi dhe rikthimit të Delio Rosit. Por jemi të përqëndruar në maksimum për këto ndeshjet e fundit. Dhe pastaj, siç thotë trajneri, nëse Çezena kërkon të fitojë duhet të tër-fitojë, në sensing që duhet të arrijmë disa gola diferencë sepse sapo shpërqëndrohemi pak, kundërshtarët përfitojnë dhe na ndëshkojnë.
Me që ra fjala, kohët e fundit keni pësuar shumë
E saktë. Për të qenë një skuadër që kërkon të shpëtojë kemi pësuar ca si shumë kohët e fundit. Jemi thuajse në një linjë me golat e fazës së parë, vetëm 4 gola më shumë të shënuar dhe 4 më shumë të pësuar. Por nga këtu deri në fund duhet të përmiqësohemi shumë nga pikëpamja defensive. Edhe ne sulmuesit duhet të vrapojmë më shumë dhe t’i japim një dorë mbrojtjes.
Me 30 ndeshje dhe 6 gola, bilanci juaj mund të quhet pozitiv?
Jam i kënaqur që kam luajtur shumë, por nuk jam i kënaqur nga periudha e fundit: nga kombëtarja jam kthyer pak i lodhur, ndaj nuk e shoh veten të shkëlqej sikundër bëja në fillim të sezonit. Bilancin do ta bëj vetëm pas 7 ndeshjesh.
Të dielën dolët nga stadiumi me Myrtajn, patrioti juaj dhe një njohje e vjetër bardhezi. E njihni mirë?
Po, jemi miq. Kemi luajtur bashkë në kombëtare. Ai e la futbollin sezonin e shkuar dhe tani jeton në Modena, ndaj vjen dhe më sheh në “Manuzzi” thuajse çdo herë.
Cilat janë objektivat tuaj në sezonin 2011-12?
Kam një opsion për sezonin e ardhshëm dhe kur erdha, rashë dakort edhe për një gjysmëkontratë në rast rënieje nga kategoria. Por, sinqerisht, kam ardhur te Çezena për të treguar se jam ende në gjendje për të luhftuar në Serie A, ndaj si objektiv kam qëndrimin në kampionatin më të lartë. Ndër të tjera, pas pak ditësh do të mbush 34 vjeç, duhet të kap rastin që të vijoj të luaj në nivele të larta.
Sa besoni te shpëtimi?
Ka disa faktorë objektivë që duhen marrë në konsideratë. Skuadra është shumë e re, me njerëz që luajnë për herë të parë në Serie A. Nga ana tjetër ka edhe lojtarë ekspertë, por që nuk kanë bërë kampionate të kënaqshëm sezonet e fundit. Të shpëtojmë është një gjysmëmrekulli, por është një sipërmarrje që besojmë se do ta arrijmë.