Zgjedhjet të hetohen nga 100 prokurorë
23/03/2010 Kryeministri Sali Berisha i bën ofertë opozitës për kapërcimin e ngërçit politik
Qeveria do të akordojë buxhet të mjaftueshëm për grupin që do të bëjë transparencën
Kryeministri Sali Berisha i ka lëshuar opozitës ofertën për kapërcimin e ngërçit politik, duke thënë se hetimi të kryhet nga 100 prokurorë të pavarur. Në një prononcim për mediet shefi i ekzekutivit ka theksuar se objekt i hetimit të prokurorëve do të jetë gjithçka lidhet me procesin zgjedhor të 28 qershorit. “Në qoftë se transparencës i themi ‘transparencë’, propozimi im është për angazhimin e 100 prokurorëve me mandat të plotë për transparencë në çdo qelizë, skutë, proces, fletë votimi të procesit zgjedhor. Angazhim për një buxhet të mjaftueshëm për të përmbushur plotësisht këtë detyrë, mendoj se është zgjidhja e plotë e problemit, në rast se kërkohet transparenca”, - ka deklaruar ai. Kreu i qeverisë ka ndërmarrë këtë hap, që për në opinionin e tij është një mundësi konkrete për të gjetur gjuhën e përbashkët me opozitë, me qëllim kapërcimin e kësaj situate konfliktuale politike. Aktualisht palët janë pozicionuar në krahë krejtësisht të kundërt. Mazhoranca nënvizon se kutitë e votimit nuk mund të hapen kurrsesi, pasi për to drejtësia ka dhënë fjalën e saj. Por krejtësisht ndryshe mendon opozita, e cila pretendon se hapja e kutive është e vetmja mundësi për të bërë transparencën e vërtetë të manipulimit të mundshëm të votës, gjë e cila sipas saj është ligjore. Opozita ndërmori një nismë ligjore, ku parashikohej hapja e kutive të votimit. Por pas debateve në seancën e fundit parlamentare ajo u tërhoq dhe nuk mori pjesë në votimin e nismave të saj. Duke komentuar pikërisht këtë tërheqje të opozitës në Parlament, kur do të votohej nisma ligjore për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar, kryeministri Berisha tha se kjo ishte një provë e cila dëshmon se e majta nuk ka asnjë fakt konkret. “Unë premtova 100 prokurorë, në mënyrë që të mos këtë vonesa në proces. Imagjino nëse zoti Rama ka 100 fakte dhe 100 prokurorë fillojnë njëherazi hetimin e tyre. Pra, me një shpejtësi shumë më të madhe nga ç’mund ta bënin 15 anëtarë komisioni dhe me një kompetencë e profesionalizëm shumë më të madh, por dhe në respekt të plotë të Kushtetutës, që përcakton ndarjen e pushteteve”, - ka deklaruar ai. Hetimi për kreun e qeverisë do të kryhet në respekt të plotë të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Ndërkombëtarët bëjnë thirrje për pajtimin e palëve
Zyrtarë të lartë ndërkombëtarë, në mënyrë të veçantë nga Bashkimi Europian, janë shprehur disa herë të shqetësuar në lidhje me situatën konflikuale politike në Shqipëri. Në deklaratat e tyre është bërë thirrje për kapërcimin e këtij ngërçi, i cili do të mund të sjellë pasoja jo të mira për Shqipërinë dhe aspiratat e saj të integrimit evropian e në mënyrë të veçantë për realizimin e liberalizimit të vizave. Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian Stefan Fule pak ditë më parë ka deklaruar se “nëse ngërçi politik vazhdon, kjo me të vërtetë mund ta pengojë Shqipërinë në arritjen e standardeve politike të pritshme nga një vend që ka aplikuar për anëtarësim në BE”. Aktorë dhe faktorë ndërkombëtarë me peshë gjatë takimeve të shpeshta me liderët politikë shqiptarë kanë nënvizuar se dialogu mes palëve duhet thelluar akoma më shumë dhe vendi i vetëm ku ai zhvillohet është Parlamenti. Ndërkombëtarët kanë dhënë recetën e zgjidhjes së kësaj situate. Sipas tyre, transparenca e zgjedhjeve politike të 28 qershorit është shumë e rëndësishme, por duhet bërë në respekt të Kushtetutës së vendit dhe ligjeve që rrjedhin prej saj. Me qëllimin për të ulur tonet konfliktuale, ata kanë pasur takime të shpeshta me liderët politikë.
Komisioni i Ligjeve diskuton modalitetet e hetimit
Komisioni parlamentar i Ligjeve do të jenë “institucioni” që do të përcaktojë axhendën e komisionit hetimor parlamentar për transparencën e zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura në 28 qershor 2009, i cili u miratuar me votat e mazhorancës në seancën e 19 marsit. Ky komision është parashikuar të mblidhet ditën e sotme dhe do të miratojë modalitetet e funksionimit të hetimit parlamentar. Këto modalitete parashikojnë hetim të procesit zgjedhor, por nuk do të prekin çështjet që janë zgjidhur me vendim gjykate. Në listën e modaliteteve përfshihet edhe përcaktimi i ditës së konstituimit të komisionit hetimor, proces i cili do të realizohet pavarësisht bojkotit që grupi parlamentar i Partisë Socialiste do t’i bëjë mbledhjeve të tij. Komisioni i miratuar hetimor do të ketë 15 anëtarë në përbërje të tij. Nënkryetari i komisionit do të jetë i PD-së, ku është përcaktuar Ilir Rusmali. Gjithsej do të jenë 15 anëtarë të komisionit. Mazhoranca përfaqësohet me Eduard Halimin, Enkelejd Alibeajn, Aldo Bumçin, Arenca Trashanin, Viktor Gumin, Edi Palokën të PD-së dhe Nasip Naçon e LSI-së. Në këtë mënyrë, Kuvendi ka vendosur ndryshe nga kërkesa e PS-së, ku shumicën do ta kenë të djathtët dhe jo të majtët.