Sherr me grushte mes anëtarëve të OMONIA-s
23/03/2010 Kërkohej zëvendësimi i kryetarit të OMONIA-s Spiro Lici me Naum Dishon. Përleshen mbështetësit
KORÇE- Organizata e OMONIA-s në Korçë është gjetur paraditen e së hënës mes një sherri që ka degjenuar në grushte mes anëtarëve të kësaj organizate. Mësohet se gjithçka ka ndodhur në ambientet e brendshme të zyrave të OMONIA-s, larg syrit të banorëve të qytetit, por që ky lajm do të përhapej me shpejtësi në gjithë qytetin e Korçës. Madje së fundi, nga disa persona të pranishëm në ngjarje, kanë depozituar edhe kallëzime penale në polici.
Përplasja me dhunë
Shkak për këtë përplasje është bërë zëvendësimi i kryetarit aktual, Spiro Lici, me kandidatin tjetër, Naum Disho, gjë që nuk është pritur mirë nga Lici, madje ka qenë kjo gjë që ka sjellë edhe sherrin. Sipas burimeve pranë OMONIA-s u bë e ditur se përplasja kishte nisur më herët edhe pse gjithçka zhvillohej në heshtje. Një pjesë e përfaqësuesve të kësaj organizate kishte nisur të gjitha veprimet për shkarkimin e Licit, i cili në Korçë ka edhe mbështetësit e vet. Parapërgatitjet për zëvendësimin e Licit, tregojnë se largimi i tij nga detyra nuk ishte dhe kaq e lehtë. Megjithatë, duket se pala kundërshtare ia kishte mbërritur qëllimit dhe në të njëjtën kohë kishte gjetur edhe arsyet për shkarkimin e tij, të cilat përmblidheshin te problemet që kishte sjellë mes anëtarëve të kësaj organizate, veçanërisht në dhënien e vizave etj. Duket se të gjitha këto, (ankesat e palës tjetër), Lici edhe pse i dinte, nuk kishte menduar se do ta zëvendësonin ditën e hënë. I ndodhur përballë këtij realiteti, ai dhe mbështetësit e tij e kanë kundërshtuar palën tjetër dhe për këtë shkak ka plasur edhe sherri mes tyre, i cili do të degjeneronte më pas në grushte. Sipas burimeve pranë OMONIA-s, mbledhja do të zhvillohej në orën 16.00 të ditës së hënë, por Lici me qëllim pengimin e zhvillimit të saj, kishte marrë vulat, dokumentet, pajisjet që kishte në zyrë dhe ishte larguar. Mësohet gjithashtu se largimi i tij nga detyra do të ishte i parakohshëm dhe në vend të tij do të vinte, Naum Disho, i cili do të qëndronte në krye të kësaj organizate deri në zgjedhjet e radhës, por që me sa duket ai do të ishte edhe kandidati kryesor për këtë post, ose kryetari i ardhshëm i OMONIA-s. Gjithsesi, nga mbështetësit e Dishos tashmë kryetar i OMONIA-s do të jetë Disho, ndërsa Lici konsiderohet i shkarkuar, megjithëse ky i fundit mund t’u drejtohet edhe organeve kompetente për zgjidhjen e konfliktit. Në lidhje me këtë konflikt konsullata greke ka mbajtur qëndrim asnjanës, por në të vërtetë kandidatit fitues i duhet edhe mbështetja e këtij institucioni.