E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zgjedhjet vendore 2023/ Berisha ftesë Alibeaj: Hajde propozo kandidatët e tu

Sali Berisha i ka bërë ftesë Enkelejd Alibeajt që  për zgjedhjet vendore të 2023 të vij dhe të propozojë kandidatët e tij. Nga Gjirokastra, Berisha tha se opozita duhet të dalë më kandidatë të përbashkët dhe se këto duhet të zgjidhen nga primarët e zhvilluara.

“Në Tiranë do të kemi kandidaturë të përbashkët e cila do të dalë përmes primareve.  Nga primaret nuk heqim dorë, kjo është kategorike.  Alibeaj të marrë pjesë dhe të bëjë propozimet e veta.  Këtë herë nuk voton vetëm anëtarësia por edhe simpatizantët.  Me z. Meta kemi rënë dakord që ai do të përqendrohet thuajse 100% tek këshillat”, tha Berisha.

Më herët Berisha i shtriu dorën për propozimin e reformës territoriale Kreut të Grupit Parlamentar, Alibeaj që të dalin me draft të përbashkët .

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›