Zgjedhjet vendore/ Celibashi: Afati i kartës së ID zgjatet deri më 31 maj, kemi kërkuar verifikim të thelluar për 10 kandidatë për kryetar Bashkie
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka bërë me dije sot se vlefshmëria e kartave të identitetit, të cilat skadojnë deri më 14 maj do të zgjatet deri në 31 maj.
Kjo vlen vetëm për dokumentin e identifikimit ID, ndërsa pasaportat biometrike nuk kanë vlefshmëri pasi nuk ka efekt vendimi i shtetit shqiptar për vendet e tjera. Pra sipas tij personave të cilëve iu ka skaduar vlefshmëria e ID, do të zgjatet deri në datën 31 maj.
“Edhe atyre që iu ka skaduar dhe mund t’u skadojë ID deri në datën 14 maj, vlefshmëria është zgjatur deri më datë 31 maj. kjo vetëm për ID-të, ndërsa pasaportat biometrike nuk kanë vlefshmëri pasi nuk ka efekt vendimi i shtetit shqiptar për vendet e tjera. Votuesit duhet që të shikojnë vendvotimet e tyre dhe këtë mund ta bëjnë përmes aplikacionit të KQZ-së.”-njoftoi Celibashi.
Kreu i KQZ ka bërë me dije se është kërkuar verifikim i thelluar për 10 kandidatë për kryetar bashkie dhe 28 anëtarë të këshillit bashkiak.
“Për procesin e dekriminalizimit kemi vendosur për të kërkuar verifikim të thelluar prej prokurorisë. Janë 10 kandidatë për kryetar bashkie, janë 28 kandidatë për anëtar të këshillit bashkiak të cilët janë dërguar për hetim të thelluar.
Kandidatët janë të Bashkisë, Kuçovë, Mallakastër, Krujë, Devoll, Vau Dejës, Shijak, Himarë, Kukës, Has, Devoll. Sipas detyrimit që KQZ i ka bërë publik formularët e vetëdeklarimit për të gjithë kandidatët por edhe emrat e atyre që janë dërguar për hetim të thelluar”, tha Celibashi.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
