Ibrahimaj: Shqipëria ka ndërtuar politika që po transformohen në rritje ekonomike

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj si dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, të cilët ndodhen në Uashington në kuadër të mbledhjeve të pranverës të FMN-së dhe BB-së, u takuan të premten me drejtorin e Departamentit Evropian pranë FMN, Alfred Kammer.
Si dhe më parë gjatë takimeve me autoritete të larta të FMN dhe BB, ministrja Ibrahimaj vuri në dukje se Shqipëria arriti të përballojë tre kriza të njëpasnjëshme, tërmetin e 2019, pandeminë e COVID-19, si dhe krizën e shkaktuar nga pushimi i Ukrainës nga Rusia.
Ministrja shqiptare e financave dhe ekonomisë tha se vendi ka ndërtuar politika që po transformohen në rritje ekonomike.
“Kemi qenë të aftë të kalojmë tre kriza të ndryshme dhe të menaxhojmë që të kemi një performancë ekonomike të mirë ende. Rritja ekonomike e vitit 2022 ishe 4.84 % dhe është duke u rritur mbi potencialin e ekonomisë” tha zonja Ibrahimaj.
/ rtsh.al /