Mijëra fëmijë humbasin shikimin nga mungesa e vitaminës A
SHBA- Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se së paku një çerek milioni fëmijë humbasin shikimin për shkak të mungesës së vitaminës A dhe gjysma e tyre vdesin brenda një viti pas kësaj. Një editorial me tone të ashpra, botuar në revistën shkencore britanike Nature, fajëson rregulloret e tepërta për bimët e modifikuara gjenetikisht se po vonon shpërndarjen e një lloj orizi, i quajtur orizi i artë, që do të mund ta zgjeronte praninë e vitaminës A në mbarë botën.
Orizi i artë është lloj orizi i modifikuar gjenetikisht që prodhon karotinën beta, një burim i vitaminës A, i cili i jep këtij drithi një ngjyrë mes të verdhës dhe portokallisë. Në formën e tij natyrore, orizi nuk e përmban këtë ushqyes të rëndësishëm. Dhe për këtë arsye, mungesa e vitaminës A është mjaft e përhapur në disa pjesë të Afrikës dhe Azisë Juglindore, ku orizi është ushqimi kryesor.
Shkencëtarët morën gjenet që mundësojnë prodhimin e karotinës beta nga lloje tjera bimësh dhe i injektuan ato në bimën e orizit. Kur filloi projekti më 1990, mendohej se kishte pak shanse për sukses, thotë njëri nga shpikësit e orizit të artë, Ingo Potrikus, profesor në pension i botanikës në Institutin Federal Zviceran të Teknologjisë.
Profesor Potrikus thotë se ata ia dolën mbanë nga viti 1999. Por shton se para vitit 2012, orizi i artë nuk do t’u jepet dot si ushqim njerëzve që kanë nevojë për të dhe fajëson për këtë rregullat e tepruara ligjore. Në editorialin që botoi në revistën Nature, ai i përshkruan kështu pasojat.
“Këto rregullore janë përgjegjëse për vdekjen dhe verbimin e qindra mijëra, madje miliona fëmijëve të pafajshëm në mbarë botën. Këto argumente mjaftojnë që të mendohet për t’i ndryshuar ato”.
(e.n/voa/BalkanWeb)