Durrës, vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje

Inspektoriati i ndërtimit ka vijuar aksionin për pastrimin e bregdetit nga ndërtimet pa leje. Këtë herë aksioni i inpektoriatit të ndërtimit ka prekur edhe Gjirin e Lalzit ndërkohë që banorët kanë protestuar kundër prishjes së tyre.
Në një linjë telefonike për "Ora News" kreu i inspektoriatit ndërtimor Gjergj Bojaxhi ka theksuar se sot po pastrohet i gjithë bregdeti i Gjirit të Lalzit duke prishur ndërtimet pa leje.
Sipas tij gjatë aksionit ka pasur disa probleme të vogla me banorët e kësaj zone por theksoi se inspektoriati do të vazhdojë të prish të gjitha objektet të vendosura në rërë në kundërshtim me ligjin.