Zgjedhjet vendore, mblidhet sot Asambleja e PS

Asambleja e Partisë Socialiste pritet të mblidhet sot në orën 11:00 në prag të zgjedhjeve vendore të 8 majit.
Ajo pritet të vendosë për kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët socialistë që do të konkurojnë në 8 maj për kryetar komune, bashkie dhe anëtarë të këshillave vendorë.
Asambleja do të diskutojë edhe kushtet që selia rozë do të vendosë si garanci për një proces zgjedhor të drejtë dhe transparent.
Mësohet se socialistët kërkojnë certifikimin e listave zgjedhore dhe nga opozita, garanci ligjore, të besueshme dhe të zbatueshme për kartat e identitetit dhe garancinë e institucionit që menaxhon, administrin rezultatin e zgjedhjeve.
Socialistët po ashtu kërkojnë riformatimin e KQZ-së dhe largimin e kryetarit aktual Arben Ristani.